Aktorja Tori Spelling, të cilën e mbajmë në mend për rolin e saj si Donna Martin në serialin amerikan adoleshent “Beverly Hills” në Instagramin e saj ka publikuar një foto me Dona kukullën-barbikën.
Kjo aktore 42-vjeçare është e bija e Aaron Spelling, një nga autorët e serialit, e cila dikur ka gëzuar popullaritet të madh. Beverly Hills 90210 është një teen serial që u transmetua në televizionin FOX nga 4 gushti 1990 deri më 17 maj të vitit 2000.
Seriali paraqet një grup të të rinjve amerikanë të cilët jetojnë jetën e pasur dhe të lehtë në qytetin Beverly Hills. Seriali u krijua nga një prej producentëve më të famshëm amerikan Aaron Spelling dhe skenaristi Darren Star. Numri 90210 i referohet Kodit të qytetit Beverly Hills, kurse seriali gjatë transmetimit ka pësuar shumë ndryshime të aktorëve.
Përveç shfaqjes së marrëdhënieve ndërpersonale nëpërmjet marrëdhënieve të trazuara dhe dramatike miqësore dhe të dashuruarve, seriali ka vënë në pikëpyetje tema të shumta të tilla si alkooli, droga, seksi, përdhunimi, AIDS, të drejtat e LGBT, dhuna në familje dhe të tjerët. Tori Spelling, disa vjet pas përfundimit të serialit, i është përkushtuar jetës familjare, dhe sot është e martuar me Dean McDermott me të cilët ka katër fëmijë.