Nuk ka rëndësi nëse Maggie Gyllenhaal është një nga aktoret më seksi në Hollywood. Një grua 37 vjeçare nuk mund të jetë dashnorja e një burri 55 vjeç.
Kjo është dogma e show bizz që nuk ia ka dhënë asaj rolin e një sekretareje dhe dashnoreje sepse ishte “shumë plakë”.
Sipas “Corriere della Sera” në Hollywood “për një vit më shumë te një burrë duhet të ketë 2 më pak te një grua”.
Gyllenhaal ka thënë se ka mbetur pa fjalë nga ajo që ka ndodhur. “Në fillim isha e fyer, e nervozuar, por në fund nisa të qesh” – tha ajo.