Një ekip nga IBM kohët e fundit ka arritur të krijojë të ashtuquajturin sistem termik të përqëndrimit të lartë fotovoltaik (HCPVT), i aftë të grumbullojë energjinë e 2000 diejve.
Procesi i kapjes së dritës së diellit prodhon ujë i cili mund të përdoret për të prodhuar ujë të pijshëm të filtruar apo për sistemet e prodhimit të ajrit të kondicionuar.
Shkencëtarët parashikojnë që sistemi HCPVT mund të sigurojë energji të qëndrueshme dhe ujë të freskët për komunitetet në të gjithë botën.
“Çdo cip, me sipërfaqe 1 x 1 cm mund të konvertojë dhe të prodhojë mesatarisht 200-250 wat energji gjatë një dite tipike 8 orëshe me diell. Në sistemin HCPVT, në vend të ngrohjes së ndërtesës, uji në 90 gradë celcius kalon përmes një sistemi distilimi me membranë poroze ku ai avullon dhe shkripëzohet. Një sistem i tillë mund të sigurojë rreth 30-40 litra ujë të pijshëm për metër katror të sipërfaqes së sistemit thithës në ditë, ndërkohë që ende prodhohet energji me kapacitet më shumë se 2 kiloëat orë për ditë.”
Sipas Greenpeace, kjo teknologji mund të cilëoshet si lojtari i tretë më i madh në industrinë e prodhimit të energjisë së qëndrueshme. Ata vlerësojnë se do të duhen vetëm 2% të sipërfaqes së shkretëtirës së Saharasë për të plotësuar të gjitha nevojat për energji të planetit.
Një problem kolektorëve modern të energjisë diellore është se ata mund të thithin vetëm një sasi të vogël e minimale të energjisë, ndërsa pjesa më e madhe humbet e nuk mund të shfrytëzohet. Teknologjia në fjalë e eleminon këtë problem. Panelet diellore arrijnë të thithin aq shumë enegji sa, në raste të caktuara, rrezikojnë të shkrijnë vetveten nga sasia e madhe e energjisë së thithur.
Ky projekt është financuar nga Komisioni Zviceran për Inovacionin dhe Teknologjinë, me një investim prej 2.4 milion dollarësh për zhvillimin e teknologjisë. Prototipët e parë janë krijuar dhe po testohen.