Zenun Pajaziti, shef i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, në seancën parlamentare ku po flitet për murin e ndërtuar në veri, skaj urës mbi lumin Ibër, e ka pyetur kryeministrin Isa Mustafa, se sa janë të vërteta fjalët se çështja e murit është diskutuar kohë më parë në Bruksel, njofton Klan Kosova.
Pajaziti ka thënë se PDK-ja kundërshton fuqishëm murin në Veri dhe e cilëson atë të paligjshëm.
Ai është ankuar për mostransparencë në dialogun në Bruksel dhe këtë e ka kërkuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri.
“Muri në Veri nënkupton urrejtje, ndarje dhe rikthim në të kaluarën tonë të dhimbshme. Dëmton arritje që janë bërë në lirinë e lëvizjes, ky mur paraqet simbolin më të shëmtuar që është instaluar nga Beogradi kohëve të fundit”.
“Ky mur i bërë natën, reflekton veç terr në marrëdhëniet mes njerëzve”, pohoi Pajaziti.
















