Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja e një gruaje në Prishtinë (VIDEO)

E publikuar: 21/12/2016 23:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klan Kosova ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku pak orë më parë ka ndodhur një vrasje në lagjen “Mati” konkretisht në rrugën “Muharrem Fejza” ku një viktime e gjinisë femërore ka mbetur e vrarë ndërsa një burrë është plagosur dhe është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti e cila ka thënë për Klan Kosova se i dyshuari është arrestuar dhe është duke u intervistuar.

Në vendin e ngjarjes janë Policia e Kosovës, Prokurori, Hetuesit, dhe Forenzika.