Protesta e sotme e organizuar nga shoqëria civile para Kuvendit të Kosovës, në kohën kur brenda do të diskutohet për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari, pritet të përkrahet edhe nga Lëvizja “Vetëvendosje”.
Burime të “Indeksonline” mësojnë se partia e Visar Ymerit u ka dërguar “sms”-a gjithë aktivistëve të saj nëpër komuna të ndryshme të Kosovës që t’i bashkohen kësaj proteste.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës pritet që të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme për aktivistin politik Astrit Deharin, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në burgun e Prizrenit.
Protesta e tretë e thirrur nga shoqëria civile ka për qëllim vënien në vend të drejtësisë dhe zbardhjes së rastit në fjalë, ju ftojmë që të martën nga ora 10:00 të bashkëngjiteni për ta përcjellur seancën parlamentare para Qeverisë duke kërkuar #DrejtësiPërAstritin.

















