Komuna e Gjilanit, ka dhënë një tender në vlerë tejet të lartë, për rregullimin e tri parqeve në këtë qytet.
Për një park në lagjen “Arbëria”, një në lagjen “Liria” dhe një në lagjen “Kamnik”, Komuna e Gjilanit do të paguaj saktësisht 1 milionë e 66 mijë e 50 euro e 51 cent.
Sa ka kushtuar secili park veç e veç dhe cila kompani ka fituar tenderin.
Parku në lagjen “Arbëria”, afër shkollës “Abaz Ajeti”, ka kushtuar 393 mijë e 737 euro e 52 cent, dhe tenderin e ka fituar Grupi i Operatorëve Ekonomik EL-BAU SHPK: EING COM SHPK.
Parku në lagjen “Kamnik-Banesat e kaltërta” Gjilan, ka kushtuar274 mijë e 386 euro e 9 cent dhe e ka fituar Grupi i Operatorëve Ekonomik EL-BAU SHPK EING COM.
Këto tendere në vlerë mbi 1 milionë euro i ka fituar e njëjta kompani. /Lajmi.net/



































