Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, shpalli sot zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen të dielën, më 27 dhjetor.
Zgjedhjet presidenciale u shpallën një ditë para afatit ligjor dhe pak më shumë se një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 25 tetor, ku Lista Studentore mposhti partinë e Aleksandër Vuçiçit.
Sipas nenit 10 të Ligjit për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Serbisë, nëse mandati i presidentit përfundon para kohës për të cilën është zgjedhur, zgjedhjet shpallen në mënyrë që votimi të mbahet jo më vonë se tre muaj nga data e përfundimit të mandatit.
Kujtojmë se Aleksandar Vuçiç dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të Serbisë më 27 shtator, në mënyrë që të kandidonte për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Koalicioni i mbledhur rreth Partisë Progresive Serbe i humbi zgjedhjet dhe ish-presidenti i Serbisë tani është deputet dhe kryetar i grupit parlamentar “Serbia Fiton”.
































