Lajmet

Sveçla: Raporti evidenton shkelje serioze të Policisë në rastin e Arlinda Zekajt

30.10.2026 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sveçla: Raporti evidenton shkelje serioze të Policisë në rastin e Arlinda Zekajt

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se 11 zyrtarë policorë janë suspenduar pas gjetjeve të raportit për veprimet dhe mosveprimet e Policisë së Kosovës në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor, raporton Ekonomia Online.

Sveçla ka thënë se përmes Inspektoratit Policor të Kosovës janë verifikuar të gjitha veprimet dhe mosveprimet e Policisë së Kosovës, ndërsa raportin për këtë rast ia ka dorëzuar një ditë më parë kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, verifikimet e realizuara gjatë 72 orëve të fundit kanë konfirmuar shqetësimet e ngritura më herët, duke evidentuar dështime në trajtimin e raportimeve dhe në përmbushjen e përgjegjësive institucionale për mbrojtjen e jetës së Zekajt.

“Përmes Inspektoratit Policor të Kosovës, ne këto ditë kemi verifikuar të gjitha veprimet dhe mosveprimet e Policisë së Kosovës. Këto 72 orë kanë qartësuar dhe konfirmuar shqetësimet që kemi ngritur, duke nxjerrë në pah dështime në trajtimin e raportimeve dhe në përmbushjen e përgjegjësive institucionale për mbrojtjen e jetës së saj. Raportin mbi veprimet e ndërmarra nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës ia kam dorëzuar dje kryeministrit Kurti”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka bërë të ditur se në mesin e 11 zyrtarëve të suspenduar janë drejtori rajonal i Policisë në Pejë, shefi i hetimeve rajonale, komandanti dhe zëvendëskomandanti i stacionit policor në Pejë, si dhe zyrtarë të tjerë me pozita drejtuese dhe hetues në këtë stacion.

“Bazuar në gjetjet e evidentuara deri në këtë fazë, dje janë suspenduar 11 zyrtarë policorë, përfshirë drejtorin rajonal të Policisë në Pejë, shefin e hetimeve rajonale në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, komandantin e stacionit policor në Pejë, zëvendëskomandantin e stacionit policor në Pejë, shefin e sektorit të hetimeve në stacionin policor në Pejë, shefin e sektorit të operativës në stacionin policor në Pejë, komandantin e nënstacionit policor në Vitomiricë dhe katër hetues të stacionit policor në Pejë”, ka thënë ministri.

Sipas Sveçlës, gjetjet e raportit, të cilat pritet të trajtohen dhe vlerësohen edhe nga prokuroria, evidentojnë shkelje serioze nga disa zyrtarë policorë dhe pjesëtarë të zinxhirit komandues në Pejë.

Ai ka specifikuar se ndër shkeljet e identifikuara janë moszbatimi i urdhrit të parë për mbrojtje, vonesat në ekzekutimin e urdhrit të dytë, mosmarrja parasysh e kërkesës për rivlerësimin e rrezikut dhe mosndërmarrja e masave të nevojshme për shtimin e kapaciteteve policore për garantimin e sigurisë së Arlindës.

“Ndër shkeljet e identifikuara përfshihen: mosekzekutimi i urdhrit të parë për mbrojtje, vonesa në ekzekutimin e urdhrit të dytë për mbrojtje, mospërfillja e kërkesës për rivlerësimin e rrezikut dhe mosndërmarrja e masave të nevojshme për ngritjen e kapaciteteve policore në funksion të garantimit të sigurisë së Arlindës. Këto janë ndër shkeljet më serioze të evidentuara deri në këtë fazë, ndërsa hetimet e mëtejshme mund të nxjerrin në pah edhe fakte dhe përgjegjësi të tjera”, ka deklaruar ai.

Ministri ka theksuar se suspendimi i zyrtarëve nuk duhet të konsiderohet përfundim i procesit, duke kërkuar hetim të plotë dhe përcaktim të përgjegjësisë ligjore për të gjithë ata që kanë neglizhuar raportimet dhe paralajmërimet e viktimës.

“Dua të bëj të qartë se asnjë suspendim nuk mund të konsiderohet i mjaftueshëm pa një hetim të plotë dhe të mirëfilltë, si dhe pa përcaktimin e përgjegjësisë para ligjit për çdo neglizhencë, për çdo raportim që nuk u mor seriozisht dhe për çdo paralajmërim që Arlinda bëri për rrezikun e jetës së saj, por që nuk mori reagimin e duhur institucional”, ka thënë Sveçla.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Sveçla: Raporti evidenton shkelje serioze të Policisë në rastin e Arlinda Zekajt

Sveçla: Raporti evidenton shkelje serioze të Policisë në rastin e Arlinda Zekajt

Gërvalla: Nëse dorëheqja do të kontribuonte, do ta kisha dhënë

Gërvalla: Nëse dorëheqja do të kontribuonte, do ta kisha dhënë

“Gërvalla nuk përgjigjet, e kqyr tokën, tavolinën”, deputetja Ymeri tregon a mori përgjigjen e pyetjes në seancë

“Gërvalla nuk përgjigjet, e kqyr tokën, tavolinën”, deputetja Ymeri tregon a mori përgjigjen e pyetjes në seancë

“Skandal pas skandali”, raporti për Arlindën, Musliu: Gabim në titull, dorëheqje Donikë

“Skandal pas skandali”, raporti për Arlindën, Musliu: Gabim në titull, dorëheqje Donikë

Dogana ndalon 121 telefona celularë të kontrabanduar në një subjekt afarist, ja ku i fshihte telefonat e paligjshëm

Dogana ndalon 121 telefona celularë të kontrabanduar në një subjekt afarist, ja ku i fshihte telefonat e paligjshëm

IPK publikon gjetjet se si në mënyrë skandaloze Policia në Pejë ka neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt para se të vritej

IPK publikon gjetjet se si në mënyrë skandaloze Policia në Pejë ka neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt para se të vritej

Rrugët e mbushura me protestues që kërkojnë drejtësi, Kurti shkruan për Byronë

Rrugët e mbushura me protestues që kërkojnë drejtësi, Kurti shkruan për Byronë

Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë, flet për rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë, flet për rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Vrasja e Arlindaj Zekajt, suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Vrasja e Arlindaj Zekajt, suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Emil Maksuti emërohet zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

Emil Maksuti emërohet zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

Kurti nuk tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kurti nuk tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

KPK themelon panel hetimor dhe miraton suspendimin e Kryeprokurores së Pejës dhe Prokurores së rastit të Arlinda Zekajt

KPK themelon panel hetimor dhe miraton suspendimin e Kryeprokurores së Pejës dhe Prokurores së rastit të Arlinda Zekajt

Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi themelon Komisionin Hetimor

Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi themelon Komisionin Hetimor

Shiroka-Pula takohet me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, në fokus siguria në Kosovë

Shiroka-Pula takohet me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, në fokus siguria në Kosovë

Kalon Ligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme

Kalon Ligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme