Shtetet e Baltikut në panik: “Putini do të testoj NATO-n para se të vijë Trump”

E publikuar: 18/11/2016 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lituania ka paralajmëruar se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të testoj NATO-n disa javë para zyrtarizimit të Donald Trump si President i SHBA-ve.

Zyrtarët lituanez thanë se kërcënimi rus është në rritje dhe se po përhapet frika nga një pushtim i mundshëm rus.

Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkevicijus tha se është “shumë i frikësuar” për Baltikun, si edhe për qytetin sirian Alepo.

Lituania beson se rusët kanë “qëllime të errëta” ndaj këtij shteti, për shkak të gjeografisë dhe historisë së tij.

Dikur një anëtar i Bashkimit Sovjetik, tani Lituania është pjesë e NATO-s dhe BE-së, kufizohet me Rusinë dhe enklavën ruse të Kaliningradit në Detin Baltik.

Qeveria lituaneze ka shprehur zyrtarisht frikën për shkak të afërsisë së Putinit dhe Trumpit, ndërsa Linkevicijus tha se “Rusia nuk është një fuqi e madhe, por një problem i madh.”

Rusia, nga ana tjetër, insiston se nuk paraqet kurrfarë kërcënimi, duke e akuzuar NATO-n se po i vë zjarrin rajonit duke zgjeruar ushtrinë e saj në afërsi të kufirit rus.

Linkevicius tha për BBC-së se Putin ndoshta e sheh periudhën deri në inaugurimin e Donald Trump si një mundësi për të testuar gatishmërinë e ushtrisë dhe qasjen diplomatike të aleancës perëndimore.

“Administrata e re zyrtarisht nuk do të vijë para gjysmës së dytë të janarit. Jam i frikësuar për shkak të kësaj periudhe, jo vetëm për rajonin, por unë shpresoj se Alepo nuk do të jetë rrafshuar me tokë deri atëherë “, tha ministri.

Lituanezët gjithashtu nënvizojnë se Rusia po grumbullon paisjet në Kaliningrad dhe përkujtojnë se 25 vjet më parë nga Moska erdhi urdhëri që tanket të hyjnë në Vilnius dhe të thyejnë protestat paqësore për pavarësi.

“Vendet që më së miri e kuptojnë Rusinë janë ato që janë më afër saj. Unë isha fëmijë dhe ende më kujtohet zëri i tankeve, kur rusët erdhën me ushtrinë sovjetike. Këto ishin trupa ruse dhe kishin bërë invazion, kështu që gjëja e fundit që mund të themi është që nuk jemi naiv “, tha politikani opozitar lituanez, Gabirelius Landsbergis.

Lituanezët, shkruan BBC, mundësinë e pushtimit e shohin shumë seriozisht.

Zyrtarët po përpiqrn që të dëshmojnë te SHBA-të se Lituania është partner i përgjegjshëm në Aleancën Perëndimore dhe po shtypen pamflete të veçanta që u tregojnë civilëve se si të sillen në rast të pushtimit.

“Po, ky është alarm. Ky nuk është alarm se rusët po vijnë, por kërcënimi është duke u rritur çdo ditë “, ka thënë një major lituanez për BBC.