Lajmet

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

15.10.2026 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Gjatë ditës së sotme kreu i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook u shpreh Kosova rrezikon të humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Mirëpo lidhur me këtë ka reaguar Ministri i Sportit, Blerim Gashani. Ai është shprehur se Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur.

Më tutje ai thotë se puna për organizimin dhe realizimin me sukses të këtij eventi madhor sportiv mbetet i plotë dhe i palëkundur.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në lidhje me një status të publikuar sot nga Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ku është shpërndarë një korrespondencë e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) rreth organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, si Ministër i Sportit dhe Rinisë, por edhe si anëtar i Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare, e konsideroj të rëndësishme të jap një sqarim të shkurtër.

Publikimi i kësaj korrespondence, pa pasqyruar tërësinë e komunikimeve dhe angazhimeve institucionale, me një dramaticitet të panevojshëm dhe me alarm të pabazë, përbën një qasje, thënë më së buti, problematike të Kryetarit të Prishtinës, pa e përmendur faktin këtu se letra për trajtimin e punëve e shqetësimeve mes institucionesh partnere – jo për publikime e teatralitet në Facebook – i është drejtuar edhe atij, jo vetëm titullarëve tjerë të institucioneve, që ai, në stilin e fëmijës së pakënaqur e qaraman kur vijnë mysafirët, tenton t’i sulmojë.

Si përfaqësues i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe anëtar i Bordit Organizativ të Lojërave Mesdhetare, që udhëhiqet nga Kryeministri Albin Kurti, dua të ritheksoj se përkushtimi ynë për organizimin dhe realizimin me sukses të këtij eventi madhor sportiv mbetet i plotë dhe i palëkundur. Ne po vazhdojmë punën me përgjegjësi, seriozitet dhe dedikim, në bashkëpunim me ICMG-në, por edhe të gjithë partnerët dhe institucionet përkatëse, për të siguruar që çdo punë, çdo proces dhe çdo obligim që lidhet me organizimin e Lojërave Mesdhetare të realizohet në përputhje me standardet dhe afatet e përcaktuara. Vështirësitë, problemet dhe kompleksiteti i natyrshëm i projekteve të tilla po trajtohen me kujdes dhe vendosmëri, pa zhurmë, pa britma, pa ankesa.

Lojërat Mesdhetare janë një projekt me rëndësi të jashtëzakonshme për sportin, për vendin tonë dhe për prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Prandaj, energjia dhe vëmendja jonë do të mbeten të përqendruara te puna konkrete, bashkëpunimi institucional dhe arritja e rezultateve, jo tek ankesat e ngritja e alarmeve e disfatizmit që është jo vetëm i rrezikshëm, por edhe i pavend e i pabazë.

Lojërat Mesdhetare janë një përgjegjësi e përbashkët dhe një mundësi historike për Kosovën. Qeveria e Republikës së Kosovës që nga fillimi është dhe do të jetë garantuesja e tyre.

Prandaj, qytetarë të Kosovës, po e themi përsëri:

Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030!

Kosova do të organizojë e do të shkëlqejë në Lojërat Mesdhetare 2030, në organizim të tyre dhe në sukseset e garuesve tanë në arenat sportive!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve

OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

Kurti për Kodin Civil: Ka 997 faqe e 1 mijë e 630 nene, në fillim të javës së ardhshme mblidhet grupi punues

Kurti për Kodin Civil: Ka 997 faqe e 1 mijë e 630 nene, në fillim të javës së ardhshme mblidhet grupi punues

Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së

Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së

Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Burri i Albulena Haxhiut e akuzon Daut Haradinajn për mercenarizëm: “Dauti e Samiu kanë me puthë tokën kur të arrestohen”

Burri i Albulena Haxhiut e akuzon Daut Haradinajn për mercenarizëm: “Dauti e Samiu kanë me puthë tokën kur të arrestohen”

Serwer: Nëse BE-ja i kërkon gjithçka Kosovës dhe asgjë Serbisë, dialogu nuk çon askund

Serwer: Nëse BE-ja i kërkon gjithçka Kosovës dhe asgjë Serbisë, dialogu nuk çon askund