Lajmet

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

11.10.2026 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të ndajë 100 milionë euro për mobilizimin e ekspertizës dhe mekanizmave të specializuar ndërkombëtarë lidhur me proceset në Dhomat e Specializuara. Sipas tij, Kosovës i duhet një strategji institucionale që shkon përtej ndryshimeve ligjore dhe reagimeve politike.

Duke folur në “Përballje Podcast”, në Telegrafi, Rashiti ka thënë se ky angazhim duhet të përfshijë ekspertizë ndërkombëtare kredibile, konferenca, tryeza dhe komunikim të drejtpërdrejtë me qeveritë perëndimore.

“Ky vend duhet t’i ndajë që sot, kjo qeveri, 100 milionë euro për t’i mobilizuar të gjithë mekanizmat e specializuar ndërkombëtarë, për ta luftuar thelbin e çështjes”, ka deklaruar Rashiti.

Propozimin e tij ai e ka lidhur me nevojën për të shqyrtuar dhe paraqitur ndërkombëtarisht pretendimet për shkelje të konventave dhe standardeve ndërkombëtare nga Dhomat e Specializuara.

Rashiti ka kritikuar funksionimin e gjykatës, duke pretenduar se ka pasur mungesë llogaridhënieje dhe shmangie nga normat ndërkombëtare. Sipas tij, këto kritika duhet të mbështeten dhe të argumentohen përmes ekspertëve e institucioneve të specializuara.

Ai ka theksuar se financimi që propozon nuk duhet të kufizohet te mbështetja e mbrojtjes në proceset gjyqësore në Hagë, por të shërbejë edhe për një angazhim më të gjerë ndërkombëtar.

“Nuk e kalon këtë me 10 milionë, 20 milionë”, është shprehur ai, duke kërkuar një buxhet të konsiderueshëm për këtë strategji.

Grup punues dhe ekspertizë ndërkombëtare

Rashiti ka propozuar krijimin e një grupi punues institucional e politik, ku të përfshihen edhe njerëz me përvojë nga subjektet e tjera politike.

Sipas tij, Kosova duhet të angazhojë mekanizma dhe ekspertë të specializuar në të drejtën ndërkombëtare, përfshirë qendra ku ndërthuren puna akademike dhe ekspertiza praktike.

Ai ka përmendur institucione dhe grupe ekspertësh në Holandë, Angli, Gjenevë dhe Nju-Jork si mundësi për të ndërtuar një argumentim të besueshëm rreth shqetësimeve që ngre ndaj proceseve në Dhomat e Specializuara.

“Kjo bëhet me tryeza, konferenca të mëdha ndërkombëtare. Kjo bëhet me lobim, shpjegim të qartë për qeveritë perëndimore”, ka thënë Rashiti.

Ai ka vlerësuar se mobilizimi qytetar është i rëndësishëm, por duhet të shoqërohet me investim institucional dhe punë të vazhdueshme me ekspertizën ndërkombëtare.

“Reagimi ka qenë i vonshëm nga të gjitha palët”

Rashiti ka kritikuar vonesën e institucioneve dhe partive politike në trajtimin e kësaj çështjeje. Përgjegjësinë, sipas tij, nuk e bart vetëm Qeveria aktuale, pasi gabime janë bërë që nga procesi i themelimit të gjykatës.

“Absolutisht e vonshme, nga të gjitha palët”, ka thënë ai për reagimin e Kosovës.

Duke folur për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Rashiti e ka cilësuar çështjen komplekse dhe ka sqaruar se nuk merr përsipër të japë interpretim juridik të tyre. Megjithatë, ai ka kërkuar shfrytëzimin e instrumenteve të mundshme, krahas ndërtimit të një strategjie më të gjerë.

Sipas tij, institucionet tash duhet të konsolidojnë reagimin dhe argumentimin e Kosovës përmes ekspertizës ndërkombëtare, me burime financiare dhe koordinim politik.

“Ideja është si ta konsolidojmë reagimin dhe shpjegimin”, ka theksuar Rashiti

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph