Në agjendën e presidentit të ri amerikan, Serbia nuk është në kreun e prioriteteve, kurse pritjet e mëdha në opinionit publik atje janë plotësisht të paarsyeshme.
Kështu ka thënë Dragan Gjukanoviq, nënkryetar i Qendrës për Politikë të Jashtme, ka thënë për mediat serbe se aspiratat e opinionit publik kanë shkuar shumë larg, transmeton lajmi.net.
“Niveli i pritjes së opinionit në Serbi nuk është në korniza te politikës së jashtme amerikane ndaj Ballkanit. Pritjet janë tejet të mëdha dhe joreale. Duhet vetvetiu ta definojmë politikën tonë, e jo të bazohemi në shpëtimtarët e jashtëm”, thekson Gjukanoviq.
I pyetur se a mund të ndryshojnë raportet e Amerikës ndaj Kosovës, Gjukanoviq thekson se një gjë e tillë nuk mund të ndodh.
“Ndoshta raportet në relacionin Uashington-Beograd mund të jenë më të relaksuara, por nuk do të ketë risi të mëdha”, ka thënë ai.
Të kujtojmë se në Serbi ka pasur entuziazëm të madh pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Ndërsa dje në media u publikua një artikull, ku shkruante për përgjigjien e stafit të Trump, të cilët ishin pyetur për Kosovën e ku kishin thënë se politika amerikane karshi Kosovës do të mbetet e njejt, ngjashëm edhe me atë serbe dhe ruse.

















