Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri është deklaruar para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se deri më tani është diskutuar rreth deklaratës së përbashkët për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, për çka tha se duhet të ketë dakordim.
Ai tha se kjo deklaratë ka rëndësi të veçantë, pasi siç tha ai, përçon mesazh të rëndësishëm për të vërtetën.
“Diskutua draftin, pikat kryesore, deklarata është në përfundim e sipër dhe po shpresoj qe vjen në Kuvend. Nuk pati kundërshtime, pati debat, pati qëndrime për tema, për pika, për shembull dikush është ithtar i një shkrimi të gjatë, dikush i shkrimit të shkurtër. Këto i diskutuam. Nuk pritet të zvarritet, por duhet dakordim. Kjo deklaratë sado që dikujt mundet me iu duk si një deklaratë politike, pa efekte juridike, se nuk ka efekte juridike, deklarata e sotme e votuar nga Kuvendi i Kosovës, e lexuar nga Kryetarja e Kuvendit, është mesazh i rëndësishëm mos të them më i rëndësishmi i mundshëm, për me i detyru, obligu, kërku, të gjitha institucioneve për me bë gjithçka që është e mundshme me përçu të vërtetën dhe me kundërshtu atë që e kundërshtojmë”, tha ai.
Sipas Tahirit, deklarata përmban unitet, përmbajtje dhe detyra.




























