Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të saj në New York javën e kaluar ka zhvilluar një bashkëbisedim me kolumnistin e The New York Times, Nicholas Kristof.
Osmani tha se gjatë këtij takimi ka folur për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, plagët e luftës që, sipas saj, vazhdojnë të jenë të hapura, si dhe për familjet që ende presin të mësojnë fatin e të afërmve të tyre të zhdukur, transmeton Klankosova.tv.
Ajo përmendi gjithashtu varrezat masive, të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë.
“Bota duhet të vazhdojë të dëgjojë për krimet serbe, për të cilat ende nuk ka drejtësi”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Presidentja tha se Serbia vazhdon të mohojë gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës, duke theksuar nevojën për drejtësi për viktimat.
Sipas ish-presidentes, drejtësia për viktimat duhet të jetë parakusht për një paqe të qëndrueshme dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.
Postimi i plotë:




























