Lajmet

Kurti pezullon nga puna një zyrtar, pronën publike e këmbeu me pronë private

26.09.2026 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti pezullon nga puna një zyrtar, pronën publike e këmbeu me pronë private

Kryeministri Albin Kurti ka pezulluar nga puna drejtorin e Përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Hysen Muzliukaj.

Sipas vendimit të publikuar në Gazetën Zyrtare, ky hap vjen pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij për kryerje të veprës penale gjatë ushtrimit të funksioneve të tij zyrtare.

Pezullimi i Muzliukajt, i cili këtë pozitë e ushtronte që nga emërimi i 1 gushtit të vitit 2025, do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të procedurës penale. Gjatë kësaj periudhe, ai do të përfitojë 50 për qind të pagës së tij të plotë.

Muzliukaj, i njohur si ish-këshilltar politik i ish-ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, dhe ish-drejtor komunal në Mitrovicë gjatë mandatit të Agim Bahtirit, ishte arrestuar në korrik të vitit 2023 nga Prokuroria Speciale, së bashku me ish-nënkryetarin e Mitrovicës, Faruk Mujkën.

Në atë kohë, Prokuroria kishte njoftuar se ndaj Muzliukajt ishte lëshuar urdhër për bastisjen e banesës, ndërsa ai u lirua një ditë pas arrestimit për t’u mbrojtur në liri.

Sipas aktakuzës, Muzliukaj, në cilësinë e ish-drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë privat.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Haziri në natën e 11-të të protestës: Populli e ka bërë pjesën e vet, tash është radha e institucioneve

Tubimi me shqiptarë në New York, Rama përsëri përmend Thaçin: Ishim bashkë këtu, një dekadë pas kanë ndodhur shumë gjëra

Valë sulmesh kibernetike në Kosovë, eksperti Rizaj kërkon ndërhyrje urgjente të shtetit

Valë sulmesh kibernetike në Kosovë, eksperti Rizaj kërkon ndërhyrje urgjente të shtetit

Kurti pezullon nga puna një zyrtar, pronën publike e këmbeu me pronë private

Kurti pezullon nga puna një zyrtar, pronën publike e këmbeu me pronë private

Bajrami për vendimin e Speciales: Është dënuar shteti i Kosovës, katërshja e UÇK’së kanë marrë një dënim shumë të madh

Gërvalla: Nuk kam heshtur për vendimin e Hagës, jam përgatitur për betejën ligjore në fazën e ardhshme

Gërvalla: Ligji për Byronë do të krijojë mekanizëm për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë: Si përhapet, cilat janë simptomat dhe si të mbrohemi?

Gërvalla për propozimin e PDK-së për Dhomat e Specializuara: Nuk duam të nxitohemi e të bëjmë gabime

Haradinaj kujton masakrën në Abri të Epërme: Kosova e pagoi shtrenjtë okupimin me spastrim etnik, shkatërrime dhe humbje njerëzore

Tahiri: As Kurti as Rama s’patën takime me qeverinë amerikane, alarm për kombin e shtetet tona

Mot i vranët sot, por s’parashihen reshje shiu

Nata e dhjetë, qytetarët e vazhdojnë protestën kundër vendimit të Speciales

Sveçla: Arritëm ta ndalim tarifën ditore prej 2 euro për hyrje në Prishtinë

Rama në Asamblenë e OKB-së: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët ende janë duke e debatuar

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB