Lajmet

Hamza në Këshillin Drejtues të PDK-së: Pas aktgjykimit në Hagë, mbrojtja e çlirimtarëve dhe e së vërtetës për luftën të jetë prioritet shtetëror

25.09.2026 17:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hamza në Këshillin Drejtues të PDK-së: Pas aktgjykimit në Hagë, mbrojtja e çlirimtarëve dhe e së vërtetës për luftën të jetë prioritet shtetëror

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së ka kërkuar që institucionet e Kosovës të veprojnë me urgjencë pas aktgjykimit të 16 shtatorit në Hagë.

Hamza tha se mbrojtja e ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe kundërshtimi i narrativave që e shtrembërojnë luftën çlirimtare duhet të jenë ndër prioritetet kryesore të PDK-së dhe të shtetit.

“Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre u është bërë një padrejtësi e madhe. Aktgjykimi ndaj tyre është i padrejtë, i papranueshëm dhe i ndikuar politikisht. Përgjegjësia jonë e parë është që të mos i lëmë vetëm”, tha Hamza.

Ai theksoi se angazhimi për mbrojtjen e tyre duhet të zhvillohet brenda ligjit dhe institucioneve, duke u siguruar atyre mbrojtjen më të mirë të mundshme në fazat e ardhshme të procesit.

Hamza tha se aktgjykimi ka edhe pasoja politike e historike, të cilave Kosova duhet t’u përgjigjet me fakte, dokumente, veprim institucional dhe diplomaci.

“UÇK-ja dhe Perëndimi ishin aleatë në vitin 1999. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-ja dhe aleatët tanë perëndimorë ishin pjesë e përpjekjes së përbashkët që i dha fund luftës dhe hapi rrugën për lirinë e Kosovës. Prandaj, çdo deformim i historisë së luftës sonë prek edhe historinë e kësaj aleance”, u shpreh ai.

Duke folur për projektligjin e propozuar nga PDK, Hamza sqaroi se nisma synon rishikimin e fushëveprimit të Dhomave të Specializuara, jo mbylljen e tyre.

Projektligji parasheh që çështjet që nuk lidhen me pretendimet e raportit të Dick Martyt të transferohen në sistemin e drejtësisë në Kosovë, së bashku me dosjet, provat dhe materialet përkatëse.

Hamza tha se nisma propozon edhe mundësinë e monitorimit nga organizata ndërkombëtare profesionale e të pavarura të standardeve të gjykimit të drejtë, kohëzgjatjes së proceseve, kushteve të paraburgimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Ai sqaroi se propozimi nuk ndërhyn në fazën aktuale të proceseve, të cilat vazhdojnë deri në përfundim të Apelit.

“Tani duhet të veprohet edhe si shtet. Kuvendi duhet ta bëjë pjesën e vet. Qeveria duhet ta bëjë pjesën e vet. Edhe PDK do ta bëjë pjesën e vet”, deklaroi ai.

Hamza bëri thirrje për mobilizim në protestën e 1 tetorit në Prishtinë, nga ora 16:00.

“Le ta ngrisim bashkë zërin kundër padrejtësisë më 1 tetor”, tha kryetari i PDK-së.

Në fillim të mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së u mbajt një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së humanistes dhe intelektuales, Flora Brovina, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rama në Asamblenë e OKB-së: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët ende janë duke e debatuar

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

Hamza në Këshillin Drejtues të PDK-së: Pas aktgjykimit në Hagë, mbrojtja e çlirimtarëve dhe e së vërtetës për luftën të jetë prioritet shtetëror

Hamza në Këshillin Drejtues të PDK-së: Pas aktgjykimit në Hagë, mbrojtja e çlirimtarëve dhe e së vërtetës për luftën të jetë prioritet shtetëror

Të hënën në ora 11:00 mblidhet Kuvendi, diskutohet vendimi i Hagës

Të hënën në ora 11:00 mblidhet Kuvendi, diskutohet vendimi i Hagës

Rama nga New York: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të

Rama nga New York: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të

Hallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë nga apeli i tij mund t’i vlejë katërshes së UÇK-së?

Hallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë nga apeli i tij mund t’i vlejë katërshes së UÇK-së?

Nagavci: Kemi vetëm 11 ditë për zgjedhjen e presidentit, duhet strategji shtetërore pa protagonizma

Nagavci: Kemi vetëm 11 ditë për zgjedhjen e presidentit, duhet strategji shtetërore pa protagonizma

Kurti: Nëse nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Kurti: Nëse nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Ndryshimi i Ligjit për Specialen në Qeveri, Tahiri: Haxhiu u zotua që do të flasë me Kurtin për ta përshpejtuar procesin

Ndryshimi i Ligjit për Specialen në Qeveri, Tahiri: Haxhiu u zotua që do të flasë me Kurtin për ta përshpejtuar procesin

Administrimi i drejtësisë, Prokuroria kërkon që Thaçit t’i mos llogaritet koha e kaluar në paraburgim, do gjashtë vjet shtesë burg

Administrimi i drejtësisë, Prokuroria kërkon që Thaçit t’i mos llogaritet koha e kaluar në paraburgim, do gjashtë vjet shtesë burg

Kuvendi komunal i Prishtinës miraton propozim – vendimin themelimin e “Pastrimit”

Kuvendi komunal i Prishtinës miraton propozim – vendimin themelimin e “Pastrimit”

Ambasada e ShBA-së: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta

Ambasada e ShBA-së: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”