Michelle Obama presidente e SHBA’së më 2020’ën?

E publikuar: 11/11/2016 08:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas fitores së republikanit, Donald Trump për president të SHBA’ve, amerikanët kërkojnë nga Michelle Obama, bashkëshortja e Barack Obamës, të kandidojë në vitin 2020 për presidente të vendit

Kjo kërkesë iu bë Zonjës së Parë edhe gjatë fushatës së të dy kandidatëve për presidentë, Hillary Clinton dhe Donald Trump, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Michelle Obama dhe Barack Obama kanë mbështetur fuqishëm kandidaten demokrate, Hillary Clinton në këtë garë, duke thënë se Donald Trump nuk është në gjendje të qeverisë vendin.