Lajmet

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

17.09.2026 19:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

Për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nuk ka reaguar ende ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla.

Për këtë u diskutua sot në Specialen e Klan Kosovës me kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jasharin.

Jashari tha se Gërvalla pati deklaruar publikisht që do të deponojë dosje në Gjykatës Speciale ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare

“E si, si t’i besojmë ne, përfaqësuesit e kategorive të lirisë, përderisa deri më tani, me sa jam i informuar, nuk ka asnjë reagim? Ministrja e Drejtësisë… e institucionit të Republikës së Kosovës, e Qeverisë së Republikës së Kosovës, atëherë çfarë duhet me thënë? I dimë edhe qëndrimet e saj edhe si përfaqësuese e diplomacisë, si diplomate, si ministre e Punëve të Jashtme. Prandaj është momenti i fundit që të korrigjohen dhe ta kuptojnë që mbi gjithçka është interesi nacional, është liria e këtij vendi. Dhe mendoj se duhet të korrigjohen, patjetër duhet të korrigjohen të gjithë ata që kanë bërë gabime dhe duhet ta kuptojnë mirë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlerë e secilit, sepse në saje të saj lirinë sot po e gëzojmë të gjithë”, tha ai.

“Dhe nuk kemi askush të drejtë të themi se unë kam hise, pavarësisht që kam numër të madh dëshmorë të rënë në të gjitha periudhat, po edhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë asnjëherë nuk pretendoj e nuk them se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlerë më e madhe për mua se cilido qytetar që sot e gëzojnë lirinë. Duhet ta kuptojnë, duhet ta kuptojnë që institucionet janë kriju pas kësaj lufte dhe këto institucione në radhë të parë kanë obligim, përveç që t’i respektojnë, përveç që t’i kujtojnë kur kanë akademi, kur kanë përkujtime, nuk mjafton vetëm kjo t’i kujtojmë, por t’i nderojmë, t’i respektojmë, po edhe t’ju japim vendin meritor. Sepse vetëm kështu e dëshmojmë para opinionit, vetëm kështu e dëshmojmë para botës se ne kemi sakrifiku shumë për lirinë”, shtoi ai.

“Prandaj, në asnjë rast, në asnjë moment ju bëj thirrje që mos të jenë pjesë e së keqes. Le të bëjnë politikë, le të kundërshtojnë me fakte njëri-tjetrin, por ama unë ju bëj thirrje politikës në Kosovë, institucioneve të Republikës së Kosovës, partive politike, që kur është interesi nacional dhe kombëtar të jenë bashkë. Sepse vetëm kështu e mbrojmë të drejtën tonë, vetëm kështu ecim përpara dhe barazohemi me shtetet në Evropë e në botë, edhe arrijmë atje ku kemi synu me shekuj, pra që një ditë të jemi bashkë si një popull dhe si një komb”, theksoi Jashari.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Jo në emrin tim”, nis protesta kundër dënimit të katërshes së UÇK-së

“Jo në emrin tim”, nis protesta kundër dënimit të katërshes së UÇK-së

Hamza takon tre liderët e partive tjera: Biseduam për seriozitetin e situatës

Hamza takon tre liderët e partive tjera: Biseduam për seriozitetin e situatës

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë Aktgjykimin, janë bërë gabime të rëndësishme ligjore

Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë Aktgjykimin, janë bërë gabime të rëndësishme ligjore

Hashim Thaçi falënderon qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, bën thirrje për qetësi

Hashim Thaçi falënderon qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, bën thirrje për qetësi

Geoffrey Nice për T7: Që nga Raporti i Dick Martyt, kishte indikacione që Specialja ishte me objektiva politike

Geoffrey Nice për T7: Që nga Raporti i Dick Martyt, kishte indikacione që Specialja ishte me objektiva politike

Kurti takon Hamzën, flasin për rrugët e korrigjimit të vendimit të Hagës

Kurti takon Hamzën, flasin për rrugët e korrigjimit të vendimit të Hagës

OVL-UÇK prezanton Platformën e Veprimit pas aktgjykimit të shkallës së parë, Sopi: Reagimi duhet të shndërrohet në veprim të organizuar

OVL-UÇK prezanton Platformën e Veprimit pas aktgjykimit të shkallës së parë, Sopi: Reagimi duhet të shndërrohet në veprim të organizuar

Rikthehet në operim njësia A4 e Termocentralit “Kosova A”

Rikthehet në operim njësia A4 e Termocentralit “Kosova A”

FSK në stërvitje në Shqipëri, ushtarakët kryejnë qitje me mortaja

FSK në stërvitje në Shqipëri, ushtarakët kryejnë qitje me mortaja

Apeli e rrëzon kërkesën e Ilir Metës për lirim nga paraburgimi, ish-presidenti i Shqipërisë mbetet në paraburgim

Apeli e rrëzon kërkesën e Ilir Metës për lirim nga paraburgimi, ish-presidenti i Shqipërisë mbetet në paraburgim

Haradinaj për mosreagimin e Gërvallës ndaj verdiktit të Speciales: Sepse s’kemi shtet, o vëlla

Haradinaj për mosreagimin e Gërvallës ndaj verdiktit të Speciales: Sepse s’kemi shtet, o vëlla

Dënimi i katërshes së UÇK-së, Hamza: Do të takohem me liderët e partive politike

Dënimi i katërshes së UÇK-së, Hamza: Do të takohem me liderët e partive politike

OVL UÇK: Nesër prej 12:00 protestë gjithëpopullore në Prishtinë

OVL UÇK: Nesër prej 12:00 protestë gjithëpopullore në Prishtinë