Lajmet

Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë Aktgjykimin, janë bërë gabime të rëndësishme ligjore

17.09.2026 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë Aktgjykimin, janë bërë gabime të rëndësishme ligjore

Avokati kryesor i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, ka reaguar për herë të parë pas aktgjykimit dënues në Hagë ndaj klientit të tij.  

Në një postim të tij në X, Mishetiq tha se avokatët e ish-presidentit Thaçi “do ta apelojnë Aktgjykimin e djeshëm të Trupit Gjykues pranë Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), duke pretenduar se janë bërë gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike që kanë cenuar drejtësinë e procesit gjyqësor”.

“Gjatë gjithë procesit gjyqësor, Mbrojtja ka ngritur vazhdimisht shqetësime lidhur me drejtësinë procedurale, përfshirë shtrirjen e gjerë të pyetjeve të bëra drejtpërdrejt nga anëtarët e Trupit Gjykues, në një mënyrë që, sipas saj, nuk krijonte përshtypjen e paanshmërisë”, deklaroi Mishetiq.

Ai tha se mbrojtja mbetet në qëndrimin se “ndërhyrjet gjyqësore e kanë tejkaluar kufirin e kërkimit neutral të së vërtetës, duke cenuar përshtypjen e paanshmërisë që kërkohet sipas standardeve ndërkombëtare të drejtësisë”.

“Sipas Mbrojtjes, kjo mungesë paanshmërie tashmë është reflektuar në Aktgjykimin e Trupit Gjykues”, u shpreh më tej ai.

Mbrojtja deklaron se “gjetjet e Trupit Gjykues për fajësinë përtej dyshimit të arsyeshëm mbështeten në prova të pamjaftueshme dhe të pakonfirmuara”.

“Për më tepër, Trupi Gjykues dje deklaroi publikisht se z. Thaçi ishte i përfshirë në vrasjen e Behajdin Allaqit, pasi më parë kishte urdhëruar të gjitha palët në këtë çështje që të mos diskutonin publikisht rastin e z. Allaqit gjatë seancave gjyqësore, si dhe kishte urdhëruar që të gjitha provat lidhur me këtë rast të mbaheshin konfidenciale”.

“Kështu, sipas Mbrojtjes, Trupi Gjykues e ka shpallur publikisht fajtor z. Thaçi për një vrasje, ndërsa në të njëjtën kohë ka mbajtur të fshehura nga shqyrtimi publik provat mbi të cilat është bazuar ky përfundim. Z. Thaçi do ta mirëpriste një shqyrtim të tillë publik të provave”, tha Mishetiq në këtë postim.

Ai potencoi se mbrojtja do t’i apelojë vendimet e Trupit Gjykues “për shkelje të të drejtave të tij themelore për një gjykim të drejtë, të garantuara me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Kosovës”.

“Z. Thaçi mohon shprehimisht çdo përfshirje në vrasje”, theksoi Luka Mishetiq.

Avokati i ish-presidentit Thaçi tha se “respektimi i standardeve rigoroze të drejtësisë procedurale është thelbësor për ruajtjen e besimit të publikut në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë penale”.

“Mbrojtja do ta paraqesë zyrtarisht Njoftimin për Apel, me qëllim korrigjimin e këtyre gabimeve faktike, ligjore dhe procedurale pranë Panelit të Apelit”, përfundoi avokati mbrojtës i Thaçit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Jo në emrin tim”, nis protesta kundër dënimit të katërshes së UÇK-së

“Jo në emrin tim”, nis protesta kundër dënimit të katërshes së UÇK-së

Hamza takon tre liderët e partive tjera: Biseduam për seriozitetin e situatës

Hamza takon tre liderët e partive tjera: Biseduam për seriozitetin e situatës

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë Aktgjykimin, janë bërë gabime të rëndësishme ligjore

Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë Aktgjykimin, janë bërë gabime të rëndësishme ligjore

Hashim Thaçi falënderon qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, bën thirrje për qetësi

Hashim Thaçi falënderon qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, bën thirrje për qetësi

Geoffrey Nice për T7: Që nga Raporti i Dick Martyt, kishte indikacione që Specialja ishte me objektiva politike

Geoffrey Nice për T7: Që nga Raporti i Dick Martyt, kishte indikacione që Specialja ishte me objektiva politike

Kurti takon Hamzën, flasin për rrugët e korrigjimit të vendimit të Hagës

Kurti takon Hamzën, flasin për rrugët e korrigjimit të vendimit të Hagës

OVL-UÇK prezanton Platformën e Veprimit pas aktgjykimit të shkallës së parë, Sopi: Reagimi duhet të shndërrohet në veprim të organizuar

OVL-UÇK prezanton Platformën e Veprimit pas aktgjykimit të shkallës së parë, Sopi: Reagimi duhet të shndërrohet në veprim të organizuar

Rikthehet në operim njësia A4 e Termocentralit “Kosova A”

Rikthehet në operim njësia A4 e Termocentralit “Kosova A”

FSK në stërvitje në Shqipëri, ushtarakët kryejnë qitje me mortaja

FSK në stërvitje në Shqipëri, ushtarakët kryejnë qitje me mortaja

Apeli e rrëzon kërkesën e Ilir Metës për lirim nga paraburgimi, ish-presidenti i Shqipërisë mbetet në paraburgim

Apeli e rrëzon kërkesën e Ilir Metës për lirim nga paraburgimi, ish-presidenti i Shqipërisë mbetet në paraburgim

Haradinaj për mosreagimin e Gërvallës ndaj verdiktit të Speciales: Sepse s’kemi shtet, o vëlla

Haradinaj për mosreagimin e Gërvallës ndaj verdiktit të Speciales: Sepse s’kemi shtet, o vëlla

Dënimi i katërshes së UÇK-së, Hamza: Do të takohem me liderët e partive politike

Dënimi i katërshes së UÇK-së, Hamza: Do të takohem me liderët e partive politike

OVL UÇK: Nesër prej 12:00 protestë gjithëpopullore në Prishtinë

OVL UÇK: Nesër prej 12:00 protestë gjithëpopullore në Prishtinë