Lajmet

Aktgjykimi i Speciales, Kroacia: Nuk e ndryshon faktin që populli i Kosovës ishte viktimë e Millosheviqit

16.09.2026 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Aktgjykimi i Speciales, Kroacia: Nuk e ndryshon faktin që populli i Kosovës ishte viktimë e Millosheviqit

Aktgjykimi i Speciales, Kroacia: Nuk e ndryshon faktin që populli i Kosovës ishte viktimë e Millosheviqit.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë ka reaguar lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se vendimi nuk është përfundimtar dhe se procedura gjyqësore ende nuk ka përfunduar.

Në reagimin zyrtar, thuhet se e merr në dijeni aktgjykimin, por ka nënvizuar se nuk dëshiron të paragjykojë rezultatin përfundimtar të procesit.

“Kroacia merr në dijeni aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ky është një aktgjykim jo përfundimtar dhe ne nuk dëshirojmë të paragjykojmë rezultatin përfundimtar të procedurës”.

Në deklaratë, Kroacia ka veçuar edhe kontekstin historik të luftës në Kosovë, duke theksuar se aktgjykimi nuk e ndryshon atë, përfshirë faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të kryera nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.

“Kjo aktgjykim nuk e ndryshon kontekstin historik të luftërave në Kosovë, e as faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të kryera nga regjimi i Millosheviqit”, thuhet më tej në reagim.

Ministria kroate ka theksuar se përgjegjësia individuale e personave të caktuar nuk duhet të përdoret për të relativizuar krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë apo për të vënë në pikëpyetje statusin e Kosovës.

“Përgjegjësia individuale e personave të caktuar nuk mund të shërbejë si bazë për relativizimin e këtyre krimeve, e as për vënien në pikëpyetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, përfundon reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Walker: Ditë e kobshme dhe shumë e rëndë për Kosovën, u mërzita shumë me vendimin

Walker: Ditë e kobshme dhe shumë e rëndë për Kosovën, u mërzita shumë me vendimin

Lushtaku: Ermal Sadiku i ka nënshkrimet e gjithë deputetëve të PDK-së për propozimin që Thaçi të votohet për president

Lushtaku: Ermal Sadiku i ka nënshkrimet e gjithë deputetëve të PDK-së për propozimin që Thaçi të votohet për president

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2001: Burri im i zhdukur është marrë nga autoritetet e Serbisë në fshatin Drenoc

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2001: Burri im i zhdukur është marrë nga autoritetet e Serbisë në fshatin Drenoc

Lushtaku: Nuk pranojmë që lufta jonë çlirimtare të barazohet me krimet serbe

Lushtaku: Nuk pranojmë që lufta jonë çlirimtare të barazohet me krimet serbe

Ish-Presidenti Meidani: Gjykata nuk e meriton të flas në emër të popullit të Kosovës, Kuvendi e ka detyrimin të vendos për këtë

Ish-Presidenti Meidani: Gjykata nuk e meriton të flas në emër të popullit të Kosovës, Kuvendi e ka detyrimin të vendos për këtë

Haradinaj: Marre që s’janë mbledhë hala deputetët me ia marrë mandatin Speciales

Haradinaj: Marre që s’janë mbledhë hala deputetët me ia marrë mandatin Speciales

Edhe zemra e Rita Orës rrah UÇK (FOTO)

Edhe zemra e Rita Orës rrah UÇK (FOTO)

Sadiku: Sonte e kishim votu Hashim Thaçin për President, me i tregu Speciales e Serbisë në emër të kujt marrin vendime

Sadiku: Sonte e kishim votu Hashim Thaçin për President, me i tregu Speciales e Serbisë në emër të kujt marrin vendime

Ankohet Vuçiq: Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk përfshiu krimet kundër njerëzimit

Ankohet Vuçiq: Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk përfshiu krimet kundër njerëzimit

Ish-ambasadori holandez kritikon BE-në për qëndrimin ndaj Speciales

Ish-ambasadori holandez kritikon BE-në për qëndrimin ndaj Speciales

Le Monde pas vendimit në Hagë: Gjykatë kontraverse, ka përdorur prova nga Beogradi

Le Monde pas vendimit në Hagë: Gjykatë kontraverse, ka përdorur prova nga Beogradi

Haradinaj, protestuesve: Mos shkoni kah Graçanica, mos harroni, shërbimet do të infiltrojnë njerëz

Haradinaj, protestuesve: Mos shkoni kah Graçanica, mos harroni, shërbimet do të infiltrojnë njerëz

Grenell i reagon Kosit: Këtyre gjykatave radikale duhet t’u hiqet menjëherë financimi

Grenell i reagon Kosit: Këtyre gjykatave radikale duhet t’u hiqet menjëherë financimi

Specialja tha se “të ndaluarit s’kishin WC të përshtatshme”, Demaku: Më ‘98 s’kam pasë bukë me hangër në mal

Specialja tha se “të ndaluarit s’kishin WC të përshtatshme”, Demaku: Më ‘98 s’kam pasë bukë me hangër në mal

Prelec: Befasuese sa shumë prej aktakuzës u konfirmua nga Gjykata sot, Veseli e Thaçi patën avokatë të shkëlqyer por s’mjaftoi

Prelec: Befasuese sa shumë prej aktakuzës u konfirmua nga Gjykata sot, Veseli e Thaçi patën avokatë të shkëlqyer por s’mjaftoi

Fondi për të Drejtat Humanitare në Kosovë e Serbi: Faktet për krimet s’mund të mohohen, Serbia t’i ndjekë penalisht komandantët e lartë

Fondi për të Drejtat Humanitare në Kosovë e Serbi: Faktet për krimet s’mund të mohohen, Serbia t’i ndjekë penalisht komandantët e lartë