Lajmet

Verdikti i Hagës, Walker: Po pres me ankth, Prokuroria u bazua në premisa të rreme për UÇK-në, procesi në thelb politik

15.09.2026 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Verdikti i Hagës, Walker: Po pres me ankth, Prokuroria u bazua në premisa të rreme për UÇK-në, procesi në thelb politik

Diplomati amerikan në pension, William Walker, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka folur për 16 shtatorin, ditën e verdiktit të Hagës për ish-krerët e UÇK’së.

Ai ka thënë se po e pret me shumë ankth vendimin, që vjen pas një procesi tepër të gjatë gjykimi.

“Po pres me shumë ankth, pas një procesi shumë, shumë të gjatë. Nuk mund ta imagjinoj se si po ndihen Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, pas kaq shumë kohësh në paraburgim. Thjesht nuk mund ta kuptoj këtë proces. Ka zgjatur kaq shumë”, ka thënë Walker për Express.

Sipas ish-drejtuesit të misionit të Misionit Verifikues të OSBE-së, Prokuroria e Hagës e ka ndërtuar rastin e saj mbi pretendime të paqëndrueshme, duke e përshkruar UÇK’në si një ushtri të mirëorganizaur.

Walker thotë se UÇK ka qenë një organizatë me shumë komandantë të ndryshëm rajonalë.

“Mendoj se prokuroria është bazuar në disa premisa të rreme, duke e paraqitur UÇK-në si një lloj ushtrie standarde, me një zinxhir komandues që arrinte deri te këta tre burra. E di që UÇK-ja ishte shumë ndryshe nga kjo. Ishte një organizatë rajonale, me komandantë të ndryshëm rajonalë. Po pres të shoh çfarë ndodh nesër, ndoshta më mirë të më thërrisni nesër pas vendimit”, ka shtuar tutje ai.

Ai thotë se gjykata ka vepruar mbi një keqkuptim të asaj se çfarë në të vërtetë ka qenë UÇK’ja dhe sipas Walker, drejtësia s’mund të vijë nga ky proces, meqë të akuzuar ka 6 vite që po qëndrojnë në paraburgim.

“Çfarëdo qoftë aktgjykimi, mendoj se vetë procesi i hetimit dhe gjykimit për krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga këta tre persona është një farsë. Mendoj se gjykata ka vepruar mbi një keqkuptim të plotë të asaj se çfarë ishte UÇK-ja. Drejtësi nuk mund të vijë nga ky proces, sepse tashmë jetët e këtyre të pandehurve janë shkatërruar nga gjashtë vite paraburgim”, thekson Walker.

Walker thotë se gjithmonë ka besuar në parimin e pafajësisë derisa të ketë një vendim të prerë të gjykatës.

“Gjithmonë kam menduar se drejtësia bazohet në parimin se je i pafajshëm derisa të shpallesh fajtor dhe se nuk duhet të jesh në burg derisa të përcaktohet aktgjykimi. Jam thjesht i tronditur nga padrejtësia e gjithë këtij sistemi”, shton ish-diplomati amerikan.

Ai në fund ka thënë se s’ka ide se cili do të jetë vendimi final dhe se as njerëzit me të cilët ka biseduar, s’kjanë pasur informacione se çfarë potencialisht mund të vendos Haga. Walker thotë se shpreson që populli i Kosovës të kuptojë se procesi i Hagës në thelb është politik dhe sipas tij, ky proces e ka dëmtuar imazhin e Kosovës dhe se nuk ishte një proces në kërkim të drejtësisë.

“Por, pavarësisht nëse do të jetë fajësi apo pafajësi, mendoj se vetë procesi duhet dënuar. Shpresoj që populli i Kosovës ta kuptojë se kjo ishte në thelb një proces politik, më shumë sesa një kërkim për drejtësi dhe të vërtetën.Më vjen keq jo vetëm për të pandehurit, por edhe për Kosovën, një vend kaq i ri që përpiqet t’i tregoj botës se çfarë kombi demokratik është, pas kaq shumë dekadash e vitesh trazirash dhe lufte. Populli i Kosovës i ka treguar botës se çfarë mund të bëjnë kosovarët kur u jepet mundësia, kur u jepet pavarësia. Për mua, Kosova është një mrekulli. Ky gjyq e ka dëmtuar atë imazh. Çfarëdo që të jetë rezultati, shpresoj që populli i Kosovës ta kuptojë se ky nuk ishte në të vërtet një kërkim për drejtësi. Ishte një kërkim për të bërë një deklaratë politike nga BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar, se ka disa barazvlera për atë që ka ndodhur.. Është shokuese për mua që ky proces ka ndodhur”, ka përfunduar Walker

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Verdikti i Hagës, Walker: Po pres me ankth, Prokuroria u bazua në premisa të rreme për UÇK-në, procesi në thelb politik

Verdikti i Hagës, Walker: Po pres me ankth, Prokuroria u bazua në premisa të rreme për UÇK-në, procesi në thelb politik

Shqipe Selimi publikon fotografinë e Rexhës, e shoqëron me një mesazh të fortë

Shqipe Selimi publikon fotografinë e Rexhës, e shoqëron me një mesazh të fortë

Flamuri i UÇK-së do të valoi nëpër të gjitha xhamitë në Kosovë

Flamuri i UÇK-së do të valoi nëpër të gjitha xhamitë në Kosovë

Lutfi Haziri thotë se s’ka më bisedime me VV-në për çështjen e Presidentit pa vendim të Gjykatës Kushtetuese

Lutfi Haziri thotë se s’ka më bisedime me VV-në për çështjen e Presidentit pa vendim të Gjykatës Kushtetuese

Hoxhaj arrin në Hagë: Me besim në drejtësi dhe në kthimin e çlirimtarëve në Kosovë

Hoxhaj arrin në Hagë: Me besim në drejtësi dhe në kthimin e çlirimtarëve në Kosovë

Hysni Gucati optimist për aktgjykimin ndaj çlirimtarëve: Nesër Kosova do të festojë

Hysni Gucati optimist për aktgjykimin ndaj çlirimtarëve: Nesër Kosova do të festojë

Kusari-Lila: Tërheqja e Bekim Sejdiut gati e pritshme

Kusari-Lila: Tërheqja e Bekim Sejdiut gati e pritshme

Oda e Mjekëve për Flora Brovinën: Humbëm një mjeke dhe humaniste të rrallë

Oda e Mjekëve për Flora Brovinën: Humbëm një mjeke dhe humaniste të rrallë

Franca paralajmëron shtetasit e saj në Kosovë: Shmangni tubimet dhe udhëtimet e panevojshme për nesër

Franca paralajmëron shtetasit e saj në Kosovë: Shmangni tubimet dhe udhëtimet e panevojshme për nesër

Kurti s’deklarohet rreth tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për president

Kurti s’deklarohet rreth tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për president

Lushaku-Sadriu: Pas tërheqjes së Sejdiut, ende nuk ka biseda për kandidatin e ri për president

Lushaku-Sadriu: Pas tërheqjes së Sejdiut, ende nuk ka biseda për kandidatin e ri për president

Shefi i zyrës së BE-së takohet me ambasadorin britanik: Partnerët ndërkombëtarë do t’i qëndrojnë në krah Kosovës

Shefi i zyrës së BE-së takohet me ambasadorin britanik: Partnerët ndërkombëtarë do t’i qëndrojnë në krah Kosovës

Vdekja e Flora Brovinës, djali i saj me fjalë prekëse: Largimi i saj lë një zbrazëti të madhe

Vdekja e Flora Brovinës, djali i saj me fjalë prekëse: Largimi i saj lë një zbrazëti të madhe

Vdes Flora Brovina

Vdes Flora Brovina

Agon Maliqi ia kthen Golës së VV’së: Paska hyrë në terrenin e disciplinimit të mendimeve të analistëve

Agon Maliqi ia kthen Golës së VV’së: Paska hyrë në terrenin e disciplinimit të mendimeve të analistëve

“Kthimi i Thaçit e ndryshon balancën e forcave ne skenën politike”, Gola i VV i reagon Agon Maliqit për prononcimin në Reuters

“Kthimi i Thaçit e ndryshon balancën e forcave ne skenën politike”, Gola i VV i reagon Agon Maliqit për prononcimin në Reuters