Ditën e sotmen, në Prishtinë është zhvilluar “Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Ky organizim u bë vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Marshi u zhvillua në sheshin Skënderbeu në kryeqytet, ku në skenë u mbajtën fjalime, derisa sheshi ishte mbushur me njerëz, ngjashëm si rrugët që çojnë drejt tij, si sheshi Nëna Terezë dhe Zahir Pajaziti.
Artikull Marshit i ka kushtuar edhe The Washington Post, ku po ashtu theksohet se, protestuesit në u mblodhën në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi tre ish-luftëtarëve të tjerë, dhe se, pjesëmarrës ishin mijëra njerëz.
Po ashtu, për marshin e sotëm ka raportuar edhe AP, ku edhe aty, bëhet e ditur se, mijëra njerëz u tubuan të shtunën në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së.
AP shton se, protestuesit mbushën një nga sheshet qendrore të kryeqytetit, ndërsa shumë prej tyre mbanin flamuj kuq e zi shqiptarë. Portretet e katër ish-luftëtarëve të UÇK-së janë vendosur në të gjithë qytetin, së bashku me një orë gjigante dixhitale që numëron mbrapsht kohën deri në momentin kur gjykata në Hagë do të shpallë të mërkurën aktgjykimet e saj. Një pankartë e madhe shkruante: “Në emër të popullit, shpallini të pafajshëm.”
Artikull i ka kushtuar edhe France24, ku njoftohet se, , duke brohoritur “UÇK”, protestuesit mbanin fotografi të katër ish-luftëtarëve, të shoqëruara me mbishkrimet: “Çlirimtarët, kthejini në shtëpi” dhe “Kosova po pret.” Për marshin, artikuj të ngjashëm kanë shkruar edhe Washington Times, dhe, Bloomberg.



























