Lajmet

Ali Ahmeti: Ndihem nën ethe për verdiktin final në Hagë

12.09.2026 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ali Ahmeti: Ndihem nën ethe për verdiktin final në Hagë

Sot në Prishtinë me fillim nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet “Marshi i Lirisë” në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti tha se si të gjithë shqiptarët e tjerë është nën ethe për një proces që siç tha ai ka filluar nga një material me bazë në Beograd dhe Moskë mbi pretendimet për “Shtëpinë e Verdhë” dhe trafikimin e organeve të njerëzve të ndërlidhura me UÇK-në nga deputeti zviceran, Dick Marty.

“Si të tërë ata që janë përkrah çlirimtarëve që janë në ethe edhe unë e ndjej vetën tepër në ethe, për një proces që ka filluar për një dokument mbi “Shtëpinë e Verdhë” se gjoja UÇK ka qenë ndërmarrje kriminale për tregtimin e organeve të njerëzve, një material voluminoz nga deputeti zviceran Dick Marty me çka u alarmua tërë Evropa tërë opinioni botëror me këtë histori të sajuar nga çarqe anti-shqiptare me burim tanimë të njohur në Beograd dhe Moskë për të denigruar UÇK-në, për të hapur fazën e dytë në drejtim të ngritjes së akuzave për një luftë gjoja se të padrejtë që SHBA e kanë mbështetur. E kanë mbështetur UÇK-në NATO, vende të cilat kanë qenë të interesuara për ndërprerjen e gjenocidit dhe masakrave në Kosovë”, tha ai për Klan Kosova.

Ai tha se pret që verdikti final të jetë i drejtë për shkak që lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit.

“Pres që të gjitha shtetet demokratike: SHBA dhe të BE-së dhe këto shtete ku është ndërtuar demokracia e mirëfilltë që kanë kaluar në procese çlirimtare dhe e dinë sakrificën për të arritur te liria, të gjithë këta e dijnë që këto janë procese të vështira, të dhimbshme me kosto të lartë të humbjes së jetëve të njerëzve dhe të ndikojnë moralisht në trupin gjykues që të mos mirret vendimi i keq që nuk e presin vendimin e keq që nuk e presin shqiptarët, sepse këta çlirimtarë, bashkëluftëtarët tanë akuzohen për vepra të pa bëra dhe në asnjë proces nuk është dëshmuar që ata kanë bërë vepra anti-njerëzore, por pikën kryesore e kanë pasur për luftën për çlirimin e vendit”, tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Gucati: Drejtësia nuk guxon të shndërrohet në rishikim të historisë

Gucati: Drejtësia nuk guxon të shndërrohet në rishikim të historisë

“Liria Ka Emër”: Çlirimtarët që presim në tokën e tyre, sot i shpallim të pafajshëm

“Liria Ka Emër”: Çlirimtarët që presim në tokën e tyre, sot i shpallim të pafajshëm

Ali Ahmeti: Ndihem nën ethe për verdiktin final në Hagë

Ali Ahmeti: Ndihem nën ethe për verdiktin final në Hagë

Nga Marshi për Liri, qytetarët kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Nga Marshi për Liri, qytetarët kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Mustafa: Kosova kërkon drejtësi dhe paanshmëri për ish-krerët e UÇK-së

Profesori amerikan: Teoria e Prokurorisë së Hagës synon t’i lidhë të akuzuarit me krime që nuk pretendohet se i kanë kryer

Profesori amerikan: Teoria e Prokurorisë së Hagës synon t’i lidhë të akuzuarit me krime që nuk pretendohet se i kanë kryer

BE thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që ta respektojnë verdiktin e Speciales: Vendimi mund të apelohet

BE thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që ta respektojnë verdiktin e Speciales: Vendimi mund të apelohet

Gjini fton qytetarët që t’i bashkohen “Marshit për Liri”: Sot është dita që të bëhemi bashkë në Prishtinë

Gjini fton qytetarët që t’i bashkohen “Marshit për Liri”: Sot është dita që të bëhemi bashkë në Prishtinë

Sot mbahet “Marshi për Liri” në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-s

“Sytë e lodhur…” djali i Jakup Krasniqit me disa vargje për babain: Nëse do të ketë drejtësi…

“Sytë e lodhur…” djali i Jakup Krasniqit me disa vargje për babain: Nëse do të ketë drejtësi…

Mustafa për zhvillimet në Kuvend: Skenar i turpshëm i kompozuar nga Kurti

Mustafa për zhvillimet në Kuvend: Skenar i turpshëm i kompozuar nga Kurti

Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator të bashkohemi në Prishtinë në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator të bashkohemi në Prishtinë në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku për Golën: S’guxoi të votonte për Çitakun, kontribuoi në bllokadë-Kam menduar se dallon nga të pakulturuarit e VV’së

Sadiku për Golën: S’guxoi të votonte për Çitakun, kontribuoi në bllokadë-Kam menduar se dallon nga të pakulturuarit e VV’së