Lajmet

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në dy partitë

02.09.2026 18:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në dy partitë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin duke thënë se ishte njoftim i rregullt mbi zhvillimet e fundit.

Pas takimit, Abdixhiku ka deklaruar se e ka njoftuar Kurtin për zhvillimet e fundit në partinë e tij, pasi që gjashtë deputetë të LDK-së nuk i kanë dhënë mbështetje kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të vendit.

“Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë. Siç e do rendi, kur kemi procese diskutuese duhet të njoftojmë zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet partiake. Dhe, këtë e bëra. Atë që ka ndodhur dje, e njoftova dhe ai më njoftoi për zhvillimet në kryesinë e VV-së dhe të Grupit Parlamentar”, ka thënë Abdixhiku.

Ai nuk ka komentuar shumë vendimin e gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos e mbështetur kandidaturën e Sjediut.

“Tash duhet t’i pyesni ata që kanë vendosur ta dërgojnë Kosovën në një situatë të paqartë”, ka thënë Abdixhiku.

I pyetur se a do të diskutojnë me Aleancën lidhur me gjashtëpikëshin, Abdixhiku tha se përderisa nuk marrin pjesë në zgjidhje të ngërçit politik, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

“Kjo s’është punë për mua. Jam përpjekur të bëjë një zgjidhje, atëherë bëjnë mirë që të ndihmojnë në zgjidhje. Por deri sa distancohen dhe nuk marrin pjesë në zgjidhje, atëherë vetvetiu shkaktojnë zgjedhje të parakohshme. Kështu nuk është bëhet zgjidhja. Beteja politike për Qeverinë duhet të bëhet për Qeverinë në Kuvendin e Kosovës, çështja e presidentit ta zgjidhim një president, duhet të sillemi normalisht”, tha ai.

Ndërkaq, se a është diskutuar për mundësinë e një dakordimi me Aleancën, Abdixhiku tha se s’ka qenë pjesë e diskutimeve.

“Jo, s’ka qenë pjesë e diskutimeve, por çdo parti është e mirëseardhur. Fatkeqësisht, me atë çfarë po shoh, ne po krijojmë një pamundësi numerike në Kuvendin e Kosovës”, tha Abdixhiku.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh, janë bërë 50

Ymeri akuzon Abdixhikun për “dyfytyrësi”: Një nga 6 deputetët donte ta dorëzonte mandatin, ai nuk pranoi – pastaj doli e tha: “Le t’i dorëzojnë

Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, lideri i VV-së s’flet për media, largohet nga hyrja e pasme

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, lideri i VV-së s’flet për media, largohet nga hyrja e pasme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në dy partitë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në dy partitë

Rama për Sveçlën: Ai që duhet të garantojë rendin u shpall fajtor për shkeljen e tij, e turpshme

Tahiri “thumbon” Abdixhikun: Deputetët janë sovran, ka mbaruar koha kur partia përcakton votën e tyre

Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku godet 6-shen: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së

Afati i dytë hap mundësinë e madhe për studime në Kolegjin AAB – mijëra studentë, zgjedhja e parë: AAB!

Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, deputetja ukrainase: Nuk e diskutoi me Parlamentin

“Top sekret 2”: Dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë

PDK dhe Aleanca: Kurti po e bllokon formimin e institucioneve

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Latifi: 6 deputetët e kundërshtuan rolin e LDK si servis për pushtetin e Kurtit, dhe mbijetesën e Abdixhikut e Osmanit

Grenell i mbështet 6 deputetët e LDK: Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të shkëlqyer të Amerikës