Gati dy miliardë njerëz në botë, pothuajse një në 3 persona, studiojnë anglisht, si gjuhë jo amtare. Në botën e zhvilluar gjuha angleze është një sinonim i zhvillimit, zgjerimit të ekonomisë së një vendi dhe forcimit të ndërlidhjeve me pjesën tjetër të botës.
“The English Proficiency Index 2015” ka nxjerrë statistikat mbi vendet në të cilat flitet më mirë gjuha angleze, si gjuhë e dytë.
Në krye të renditjes vijnë vendet nordike, Suedia, Hollanda, Norvegjia dhe Finlanda ku të paktën 65% e popullsisë flet rrjedhshëm gjuhën angleze.
Pjesa tjetër e listës dominohet nga shtetet evropiane. Të vetmet shtete jo evropiane që flasin mirë anglishten si gjuhë të dytë janë Singapori dhe fqinji i saj Malajzia, po ashtu edhe Argjentina.