Vritet krokodili gjigant në SHBA (Foto)

E publikuar: 07/04/2016 00:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një krokodil pak më shumë se 4.5 metra i gjatë, rreth 363 kilogramë, është vrarë të shtunën në Okeechobee, Florida, të SHBA-ve, pasi prej kohësh terrorizonte bagëtitë e një fermë.

Krokodili është vrarë nga pronarët e fermës “OutWest”, pasi ata kishin zbuluar që ishte ky grabitqar që hante lopët e tyre kur ato afroheshin në pellg për të pirë ujë. “Zbuluam mbetje të kafshëve në ujë dhe ishim të detyruar të besonim se ishte krokodili ai që i sulmonte”, kanë thënë pronarët e fermës.

Për shkak të madhësisë së krokodilit, ata përdorën një traktor për ta nxjerrë nga uji, ndërsa nuk ngurruan t’i bënin edhe disa foto.


/ TCh