Fotoja “e nxehtë” e Mariah Carey

E publikuar: 04/04/2016 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbretëresha e popit dhe e… Instagramit. Këtë epitet ka marrë Mariah Carey pas një postimi që ka bërë në aplikacionin për shpërndarjen e fotove dhe videove.

Ajo shihej duke përqafuar një mik që qëndronte në shkallë, ndërsa fustani shumë i shkurtër bëri që të tregonte më shumë se ç’duhet, të brendshmet e saj.

Mirëpo, Carey, që njihet për format e saj, duket se nuk e ka pasur aspak problem, përkundrazi, prandaj edhe ajo shpesh vendos t’i vëj në pah duke postuar foto seksi.

Mariah Carey aktualisht është në turin e saj “Sweet Sweet Fantasy” dhe fotoja e postuar në Instagram është pikërisht mbrapa kuintave në shtetin e Suedisë.