Derisa ajo shpalosë kujtime nga koha kur ishte nxënëse, tregon se gjithmonë ishte e shkëlqyeshme dhe se lëndën që e donte më së shumti ishte historia.
Kështu thotë Zanfina Ismaili , e cila në një intervistë për revistën Kosovarja tregon edhe për lëndën që e ka urrejtur. Ja ç’thotë ajo:
Matematikën nuk e dija e nuk e kuptoja dhe fillova ta urrej shumë. Në matematikë gjithmonë kam pasur notën 2 apo 3, dhe gjithmonë kur kujtoj kohën e shkollës së mesme më kujtohet që thoja: Matematika ma shkatërroi jetën!

















