Ishte i fundit që prezantoi këngën e tij pjesëmarrëse në Kënga Magjike, të dielën e fundit.
Rikthimi i tij pas 5 vitesh në festivalin “Kënga Magjike” u prit me padurim.
Flori Mumajesi e dëshmon përsëri që është kantautori më i suksesshëm në trojet shqiptare. Ai u prezantua të dielën që shkoi në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Me fjalë të vogla”.
Qysh në prezantimin e parë kënga e tij u pëlqye dhe u shpërnda gjithandej nëpër rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.
Deri para pak ditësh me klikime në Youtube kryesonte Stine me këngën “Çifti simpatik”, një rikthim i këngëtarit në festival që gjithashtu u pëlqye mjaft shumë.
Por gjithçka ndryshoi kur kantautori Mumajesi, lansoi këngën e tij. Për momentin Flori kryeson me mbi 768 mijë klikime duke u ndjekur nga Stine me 729 mijë.
Megjithatë, kemi një luftë të ngushtë në garëm për çmimin e publikut dhe atë të internetit, kur kanë mbetur edhe 10 këngë të prezantohen deri në netët finale me 3,4 dhe 5 dhjetor.


















