Samanta kritikohet për gjuhën “kosovarçe” në këngë (VIDEO)

E publikuar: 19/11/2015 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sapo ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar “Asnjo si unë”.

Megjithëse kënga u pëlqye shumë duke arritur një numër të madh klikimesh në kanalin Youtube në vetëm pak orë të publikimit, ajo mori edhe disa kritika, transmeton Telegrafi.

Teksti i kësaj kënge është në zhargonin e përditshëm, dialekt që flitet në Kosovë.

Në rrjetet sociale fansat nuk janë shprehur dakord me të kënduarin e këngëtares, duke thënë se kjo nuk është gjuhë e përditshmërisë së tyre.

Samanta nuk është këngëtarja e parë nga Shqipëria që këndon në këtë dialekt, këngët e të cilave janë pëlqyer dhe dëgjuar nga publiku shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri.