Ai është vlerësuar si bashkëshorti më i mirë në botë, pasi postoi një foto të të shoqes me beben e tij.
Por pasi mijëra femra e kanë përmbytur me komente online, amerikani Bobby Wesson ka bërë një video, duke paralajmëruar të gjitha adhurueset e tij.
“Jam i martuar, më rrini larg,” thotë ai, ndërkohë që në krah ka të shoqen, me një thikë në dorë.
Videoja-parodi vjen pasi Wesson u bë i famshëm në rrjet kur postoi një foto të gruas, Rayenna, me të birin e tij.
“Gruaja ime është infermiere traumash. Gruaja ime është një heroinë,”shkroi ai, duke përshkruar se si ajo punon deri në vonë në spital, por gjen kohë edhe të kujdeset për fëmijën dhe të shoqin./mapo.al