Lajmi se një person ka dy penisë dhe se ka shkuar me mbi 1 mijë meshkuj dhe femra është komentuar së tepërmi në rrjetet sociale. Rasti i tij u bë i njohur në rrjetet sociale, por personi ka preferuar të mbetet anonim, pasi druhej se kjo gjë do t’i dëmtonte atij jetën në vazhdim.
24-vjeçari i çuditshëm që u bë i njohur për shkak të anomalisë së tij ka thënë se të dy penisët mund të bëhen të forte, por më dominant është ai i djathti. Po ashtu, ai është shprehur se në gjendje të eksituar penisi i djathtë arrin deri në 18 centimetra gjatësi dhe se ka dy testikuj, jo katër. Nëse nuk masturbon ose bën seks njëherë në dy ditë, i shkaktohen probleme në prostatë.
Por a ekziston diçka e tillë? Lidhur me këtë deklaratë, Urologu Axel Belz nga Gjermania thotë se janë raste shumë të rralla. Ai thotë se shumica e urologëve nuk do e shohin kurrë diçka të tillë. Që nga viti 1609 janë të dokumentuar 100 raste, kur një burrë ka dy penisë.