Adele më në fund është rikthyer, edhe atë shumë fuqishëm.
10-herë fituesja e Grammy ka bërë diçka që asnjë artist nuk e ka bërë asnjëherë më parë në histori. Ajo ka shitur mbi 1 milion kopje të këngës për një javë.
Sipas Billboard, Adele shiti 1.11 milion kopje të këngës “Hello”, e cila u publikua më 23 tetor, transmeton Klan Kosova.
Rekordi i mëparshëm ishte nga Flo Rida më 636 mijë kopje të këngës “Right Round” në vitin 2009.
Kanë qenë më shumë se tre vjet që Adele nuk ka lëshuar ndonjë këngë prej “Skyfall” dhe për më shumë se katër vite prej albumit “21”.
Shitja e 1 milion kopjeve në SHBA rrallë ndodhë.