Enca Haxhia është gjithmonë e kujdesshme gjatë postimit të fotografive nëpër profilet e saja në rrjetet sociale duke bërë që të duket sa më atraktive.
Mirëpo, disa fotografi të realizuara gjatë një mbrëmjeje muzikore në një lokal në Gjilan, tregojnë se këngëtarja nga Shqipëria bën ‘filtrimin’ para postimit.
Krijuesja e hitit “A po t’pëlqen” shfaqet mjaft e plotë, ndërsa edhe pse është përpjekur që ta ‘kamuflojë’ barkun, nuk ia ka arritur qëllimit, pasi që i është ekspozuar.
Sido që të jetë, Enca vazhdon të pëlqehet dhe është një nga këngëtaret e reja që tashmë ka zënë vend në skenën shqipe.