Marrja e fëmijës dhe ushqyerja me gji në seancë plenare të Kuvendit. Kjo ka ndodhur ditën e sotme, ku deputetja e Parlamentit argjentinas, Victoria donda Perez është në vënë në qendër të vëmendjes në Amerikën Latine.
37-vjeçarja ushqen të bijën e saj 8-muajshe gjatë kohës kur po mbahej seanca parlamentare.
Fotot që janë shpërndarë nga një e përditshme vendase kanë ndarë opinionin publik në dysh.
Ata që e mbështesin deputeten, thonë se ajo nuk i ndahet punës, por në të njëjtën kohë kujdeset edhe për vajzën e saj “E admiroj për gjestin e saj, shumë nëna me punë marrin dado dhe ato i ushqejnë me gjëra jo shumë të shëndetshme.
Qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për foshnjat”, shkruajnë në rrjetin social “Twitter”.
Ndërsa në anën tjetër, janë ata që thonë se këto skena janë të ekzagjëruara.
“Në rregull, megjithatë deputetja mund të kishte marrë diçka dhe të mbulonte pjesën e sipërme, jo të bënte show duke treguar gjoksin”, shkruan një tjetër në “Twitter”.
Deputetja, Victoria Perez në dhjetor të vitit 2007 u bë femra më e re që u bë pjesë e Parlamentit argjentinas. Ajo ka edhe pseudonimin “Dipusex” apo “deputetja më seksi”./Shekulli Online/