Ajo arriti të fitonte famë duke ekspozuar linjat e trupit të saj, një mënyrë që është bërë e zakonshme kohët e fundit nga vajzat e reja, të cilat rendin pas karrierës dhe parave.
Eliona Pitarka fitoi më shumë famë, si moderatore e një emisioni në televizionin Zjarr, ku prezanton lajmet me një dekolte, pa jelekë. Ajo është një prej modeleve shqiptare, e cila promovon veten në sajtet ndërkombëtare, duke ekspozuar trupin e saj.
Në rrjetin kroat gentelmen’s.com (Zgjedhja e xhentëlmenëve), 25-vjeçarja ka publikuara 11 fotografi të saja personale, ku shfaqet e zhveshur në pjesën e sipërme ose vetëm me të brendshme, transmeton Shekulli.
Duke iu referuar të dhënave të sajtit, shkruhet se fotografitë që publikohen aty dërgohen nga vetë vajzat. Në profilin e saj thuhet se, Eliona është bërë pjesë e kësaj faqe më 11 shkurt të këtij viti, datë në të cilën ka hedhur fotot dhe ka bërë ndryshimet e fundit.
Emri dhe fotografitë e saj gjenden edhe në tjera sajte, meetme.com, mach.com, e të tjera portale online të këtyre llojeve, ku vajzat janë në kërkim të djemve.
Ndërkohë që, nuk dihet nëse fotot janë publikuar nga vetë moderatorja Pitarka, apo nëse ajo është ‘viktimë’.