Abrar Shahin është një vajzë 18 vjeçare nga New Jersey.
Ajo vë shami për shkak të besimit fetar të cilit i përket.
Por shamia nuk e ka penguar që ajo te ndjekë pasionin e saj, modën.
Shahin që prej fëmijërisë ishte e interesuar për botën e modës.
“Që kur mësova te përdorja internetin, tërë kohën luaja lojë se si t’i vishja kukullat”.
“Gjithashtu me veshjet e mija, u krijoja kukullave veshje”, është shprehur Shahin.
Stilin shumë të veçantë të saj, e kanë vënë re edhe shoqëria e saj në shkollën e mesme Clifton.
Kështu që, ata vendosën që atë ta shpërblejnë me çmimin “Si vajza që vishet më së bukuri”.
“Të fitosh një çmim për veshjen më të bukur në një shkollë prej 800 nxënësve, është një nder shumë i veçantë për një grua të re myslimane”, tha Shahin.
Tani, Shahin është një grua që po i inspiron shumë gratë e tjera myslimane që vënë shami.
Ajo shpreson që një ditë të e krijojë një linjë të saj të veshjes për gratë myslimane.