Gjon Karrica tashmë është emër i njohur në show-bizin shqitarë. Është bërë shumë i famshëm falë këngëve dhe performancave të tij sensacionale.
Karrica për herë të fundit është shfaqur në publik në emisionin “Zonë e lirë” te Arian Çani. Ai, bashkë me brazilianen Jessy Henesy, me të cilën ka kënduar “Sex toy”, kanë bërë show dhe janë komentuar gjatë.
Siç kuptojmë, Karrica do të shfaqet edhe nesër mbrëma në “Zonë e lirë”, në edicionin final të këtij emisioni, për këtë sezon, e këtë e ka konfirmuar vetë Karrica përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”.
“Une jam per show, e shoë bohet ne “Zone e Lire” me Arian Çanin. Neser mbrema jam i ftuar ne edicionin e fundit per kete sezon te “Zone e lire”. Do te sjell nje performanc qe besoj se do t’ju pelqej. Jemi duke punuar forte! Dhe, mos haroni po neser mbrema do ta degjoni per here te pare “E du nje virgjeresh”. Sa per sqarim, une ne kete kange percjell vetem idene e qindra shqiptareve te fiksuar pas virgjërisë”./Kosovarja/