Zyrtarizohet kandidatura e Uran Ismailit për kryetar të Prishtinës

E publikuar: 30/06/2021 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës.

Ismaili në fjalimin e tij tha se nuk do ta bëj Prishtinën një arenë tjetër për beteja politike e për parti.

“Ne duhet që qeverisjen që ankohen t’i zëvendësojmë me qeverisjet që veprojnë. Ky është transferimi dhe unë zotohem që këtë do ta mundësojë. Nga sot në 100 ditët e ardhshme do të angazhohem për hartimin dhe shpalosjen e programit tonë, në 100 ditët unë do tju informojë se edhe me kë do ta hartojmë këtë program. Unë nuk do ta bëj Prishtinën edhe një arenë tjetër për betejë politike e për parti”.

Në ceremoninë e kandidimit të Ismailit për kryetar të Prishtinës, foli edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Në fjalimin e saj ajo iu drejtua Ismailit duke i thënë se këto vite ka parë që Prishtina po shkatërrohet.

“E kom pa Prishtinën nga larg Uran, e kom pa që po shkatërrohet. Qyteti nuk mund të bëhet përderisa kryetari I Prishtinës merret me dialogun, ose me shërbime karshi liderëve partiak, ose me shërbime karshi ndërtuesve”, tha Çitaku.

Kujtojmë që zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 17 tetor 2021.