Zyrtari i VV-së: Bandita të Agim Bahtirit më kërkuan adresën pasi thashë se e ka bë komunën harem me femra

E publikuar: 15/09/2021 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fatmir Hasani nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ka thënë dje se Agim Bahtiri e ka keqmenaxhuar Mitrovicën dhe sipas tij, i njëjti ka punësuar femra në komunë duke e shndërruar në harem. Por, pas kësaj deklarate ai thotë se ka pranuar kërcënim, nga siç i quan “bandita të Agim Bahtirit”.

Për këtë kërcënim, ai thotë se e ka informuar edhe Policinë e Kosovës mbrëmë. Fatmir Hasani thotë se njerëz të Agim Bahtrit ia kanë kërkuar adresën e banimit atij, përmes analistit Nexhmedin Spahiu.

“Nuk i njoh nuk jau di emrin, për me ma ditë shtëpinë mua, kjo ka qenë pasi jam kanë në emisionin në T7. Nexhmedin Spahiu është analist i njohur dhe ai më tha, se unë e di që janë njerëz të Agim Bahtirit sepse i kam pa përpara rreth tij, po foli çka më ka thënë Spahiu. Mbrëmë i kam thënë policisë që sot do të vijë dhe do të jap të njëjtën deklaratë që nesër me ndodh diçka atëherë policia është e informuar, jo që i frikësohem por me ditë policia. Nuk ka nevojë me ma lyp adresën kerkush, ai nuk ka qëllime të mira për me ma lyp adresën mua, as njerëzit e Agimit e as askush. Kjo për shkak se unë paskam tregu se e ka bë harem komunën e Mitrovicës e çka kam thënë për Agimin, e kam thënë të vërtetën çka kanë thënë qytetarët e Mitrovicës”, tha Hasani.Ai tha se pasi të paraqitet në polici fizikisht, do të dalë në krejt qytetin, pasi shprehet s’e nuk i frikësohet askujt.
“Tash e kam njet me shku në polici, pastaj me dalë në krejt qytetin dhe me u shëtit në krejt qytetin se unë Agimit as askusjt s’i frikësohem dhe nuk i kam borxh”, tha tutje Hasani.

I pyetur nëse policia i ka ofruar mbrojtje, pas kërcënimit që pretendon se ka marrë, Hasani u përgjigj: “Policia më thanë mbrëmë a të nevojitet me ardhë policia aty dhe me marrë më tepër informacione, apo a po vjen ti këtu, ju thash që nuk ka problem dhe unë vetëm po kam qejf me ju informu juve e nesër vij dhe ju tregoj të gjitha që ju thash”.

“Njerëzit e Agimit me ditë ku banoj unë, për mua është kërcënim, sepse unë krejt dy apo tri herë jam taku me Agimin dhe asnjëherë nuk kam pas raport të mirë…Bandita të Agimit, mua më tha Nexhi, tha janë do bandita të Agimit, më tha se nuk i njoh me emër me i pa tha i njoh, por tha i kam pa rreth Agimit. Këto informacione mi dha Nexhi”, përfundoi ai.

Fatmir Hasani i ftuar në “Frontal” në T7, tha dje se Bahtiri e ka bërë harem komunën duke punësuar femra, të cilat, sipas tij, kur nuk i do më i largon nga puna. Ai tha se këto janë veprime të pahijshme dhe sipas tij, këtë e dinë edhe qytetarët e Mitrovicës.

“Unë jam anëtar i LVV-së qysh moti dhe do të qëndoj në Lëvizjen Vetëvendosje…Agim Bahtiri e ka keqmenaxhu Mitrovicën, më vjen turp me thënë por Komuna e Mitrovicës është e stërngarkume me punëtorë që i ka rreth 400, duhet mi pas rreth 100. Edhe qytetarët e Mitrovicës thonë se veçse e kanë bërë harem… Një njeri që është babagjysh e merr femra që i punëson, kur nuk kanë kurfarë, ajo është e turpshme dhe më i afërt është dr. Armend Agolli me ideologjinë e VV-së sesa që është Agim Bahtiri”, tha Hasani i VV-së në Frontal.

Ai tha se Bahtiri punëson femra të ndryshme të cilat sipas tij, nuk kanë fort ide sesi duhet punuar në komunën e Mitrovicës

“Është pak e turpshme, por është e stërngarkume komuna e Mitrovicës me 400 punonjës që s’ka nevojë, duke punësuar femra të ndryshme të cilat nuk kanë fort ide sesi duhet punuar në komunën e Mitrovicës. E shumë gjëra tjera që janë të pahijshme që janë duke ndodh me menaxhimin siç po e bën Agim Bahtriri në Komunën e Mitrovicës. Më vjen rëndë me folë për këtë temë, por ato qëndrojnë 3-4 muaj dhe kur nuk i don Agim Bahtiri i largon, kjo është e turpshme dhe këtë e thonë gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe përkrahësit e VV-së”, ka vazhduar ai.

Për deklaratat e Fatmir Hasanit, Express ka tentuar të marrë një koment edhe nga Agim Bahtiri, por i njëjti nuk i është përgjigjur telefonatave.