Zyrtare: Pensionohet në moshë të re, Faruk Mujka, dorëhiqet nga VV-ja

E publikuar: 19/10/2021 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i degës së VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Mujka ka dhënë dorëheqje në mbledhjen e sotme të Kryesisë.

Gjatë ditës Jepi zë ka raportuar se nga pikat e kësaj mbledhjeje do jetë edhe dorëheqja e Faruk Mujkës, kryetarit të VV në Mitrovicë.

Faruk Mujka udhëheq Vetëvendosjen e Mitrovicës për disa vite, ndërsa në zgjedhjet e fundit ajo doli e dyta (34,40%), kurse në asamble fitoi rreth 30% të votave.