Zyrtare: Mascherano largohet nga Barcelona

E publikuar: 23/01/2018 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Barcelona edhe zyrtarisht ka njoftuar se Javier Mascherano do të largohet nesër
Skuadra e Barcelonës me anë të një komunikate për media ka njoftuar se pas shtatë vite e gjysmë argjentinasi, Javier Mascherano do të largohet nga Camp Nou.

Të dy palët kanë arritur marrëveshje për prishje të kontratës, ndërsa lojtari nesër do të mbajë konferencën lamtumirëse për media, ndërsa të enjten do të përshëndet me tifozët para ndeshjes me Espanyolin në Copa del Rey.

“Javier Mascherano largohet nga Barcelona pas tetë sezoneve. Futbollisti argjentinas të mërkurën në ora 11 do të jap lamtumirën e tij zyrtare. Në këtë lamtumirë do të jetë edhe presidenti Josep Bartomeu dhe stafi i skuadrës së parë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

“Po ashtu, të enjten në fillim të ndeshjes së Copa del Rey ndërmjet Barcelonës dhe Espanyolit, lojtari do të përshëndetet me tifozët në Camp Nou”.

Ende nuk është bërë e ditur skuadra e ardhshme e Mascheranos, por besohet se do të kalojë në kampionatin kinez. /Express/