Zyrtare: Gjilani do të qeveriset nga LDK, AAK dhe AKR

E publikuar: 28/04/2018 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka zyrtarizuar marrëveshjen politike që ky qytet të qeveriset nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe shoqëria civile.

I pari i Gjilanit, i mbështetur edhe nga strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, si fitues i zgjedhjeve, ka bërë të ditur se ka arritur sot këtë marrëveshje për bashkëqeverisje mes LDK-së, AAK-së, AKR-së, përfaqësuesit e minoriteteve, grupeve të interesit dhe shoqëria civile, transmeotn ‘Indeksonline’.

“Marrëveshja për bashkëqeverisje për Gjilanin 2021 Plus, do të thotë dakordim i parimeve programore për zhvillim të infrastrukturës, arsimit, kujdesit shëndetësorë, zhvillimit lokal ekonomik, pakon për familjen bujqësore, zhvillimin e politikave të rinisë, avancimin e gruas në vendimmarrje dhe për një sport të afirmuar edhe ndërkombëtarisht”, ka thënë Haziri.

Marrëveshja politike do t’i zbardhë emrat e bartësve të politikave sektoriale të hënën në ora 15:00, në prani të përfaqësuesve politik dhe publikut./Indeksonline/