Zyrtare: Drenasi Shkon në Balotazh (Foto)

E publikuar: 04/12/2016 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kandidati i PDK-së dhe ai i Nismës do të shkojnë në balotazh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 70 nga 72 vendvotime (97.22%).

Sipas këtij rezultati, Drenasi shkon në balotazh.

Ramiz Lladrovci e Isa Xhemajlaj do të përballen prapë për të parin e komunës së Drenasit.

Rezultatet preliminare të KQZ-së - Foto: KALLXO.com

Rezultatet:

Ramiz Lladrovci (PDK) – 45.54% (9,011 vota)

Isa Xhemajlaj (NISMA)– 26.56% (5,255 vota)

Xhavit Drenori (Kandidat i pavarur) – 12.32% (2,437 vota)

Elmi Thaçi (AKR) – 7.54% (1,491 vota)

Bedri Nika (LDK) – 5.26% (1,041 vota)

Vehbi Berisha (FJALA) – 2.62% (518 vota)

Nazim Bazaj (Kandidat i pavarur) – 0.12% (24 vota)

Rrahim Elshani (Kandidat i pavarur) – 0.04% (8 vota)

Sipas këtij numërimi, fletëvotime të vlefshme janë 19,782, ndërsa të pavlefshme 703 fletëvotime.

Në këto zgjedhje kanë votuar 21,318 votues ose 40.55%. Ndërsa të drejtë vote kanë pasur 52.569 votues.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë, dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
/kallxo/