Zyra e Kurtit: Aksioni ndaj Hekuran Muratit veprim huligan, ai sot njoftoi miliona euro ndihma

E publikuar: 03/09/2022 19:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Kurtit: Aksioni ndaj Hekuran Muratit veprim huligan, ai sot njoftoi miliona euro ndihma

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj ka reaguar pas sulmit me miell ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke e quajtur veprim huligan.

Zulfaj, përmes një shkrimi në Facebook tha se të sulmosh ministrin Murati në emër të punëtorëve, në ditën kur ai ka njoftuar miliona ndihma për të gjithë punëtorët, sipas tij, kjo tregon krizën e thellë të mungesës së parimeve, ideve të atyre që e sulmuan.

“Të sulmosh ministrin Hekuran Murati në emër të punëtorëve, ditën kur ai lajmëron ndihmë financiare qindra milionë euro për të gjithë punëtorët tregon krizën e thellë të mungesës së parimeve, ideve dhe të kauzës të atyre që e sulmuan.
E kur mungojnë parimet, idetë dhe kauza, ky aksion është asgjë më shumë se një veprim huligan, i neveritshëm dhe me plotë urrejtje”, shkroi ai.

Kujtojmë se sot rreth orës 15:00, aktivistë të PSD’së e gjuajtën me miell minstrin Murati, derisa ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania.