Zyra e BE’së: Ndaleni lojërat politike për të zhdukurit

E publikuar: 14/12/2016 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thomas Gnocchi, nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, gjatë prezantimit të Udhëzuesit për familjet e të zhdukurve, ka kërkuar që të ndërpriten lojërat politike për çështjen e të zhdukurve.

Ai u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë me vendosmëri për të zgjidhur fatin e personave të pa gjetur. Gnocchi ka theksuar se shtetet duhet ta kenë të qartë se çështja jo vetëm që duhet zgjidhur, por edhe kryesit e krimeve duhet të sillen para drejtësisë që të dënohen për krimin e kryer.

Përfaqësuesi i BE-së ka kërkuar ndërprerjen e lojërave politike në këtë aspekt duke ritheksuar nevojën e thyerjes së ngërçit për gjetjen e lokacioneve me trupat e të vrarëve në Kosovë.

Në anën tjetër në këtë konferencë ka munguar kryeministri i vendit Isa Mustafa, por në emër të tij ka folur këshilltari politik Sokol Havolli i cili theksoi se Qeveria e Kosovës e ka prioritet primarë zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur. /ktv/.