Zvizidic: Mbështesim një marrëveshje Kosovë-Serbi që nuk e rrezikon rajonin

E publikuar: 30/04/2019 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Denis Zvizidiç, ka folur pas samitit të 29 prillit që u mbajt këtë të hënë në Berlin, duke treguar se shteti i tij mbështet një arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi e cila nuk do të cenonte stabilitetin e rajonit e as vetë Bosnjën.

Këto deklarime Zvizidic i ka bërë në një komunikatë për media, ku ka treguar se ai kundërshton fuqishëm vizatimin e kufijve në baza etnike.

“Zvizidic kundërshton hapur kufizimet e reja në Ballkanin perëndimor bazuar në parimet etnike. Integriteti territorial, sovraniteti dhe shoqëria multietnike janë baza e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe, sidomos çështja e kufijve”, ka thënë Zvizidic, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se Bosnja është pro një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të pasqyrojë harmoni dhe nuk do të ketë pasoja negative në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Bosnja mbetet një partner konstruktiv në të gjitha proceset rajonale, dhe mbështet një marrëveshje në mes Beogradit dhe Prishtinës që do të pasqyrojë harmoninë dhe nuk do të ketë pasoja negative në rajon, veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë”, ka potencuar ndër të tjera ai.

Zivizidic ndërkohë ka thënë se nuk duhet ndërlidhur zhvillimet në Bosnje me atë se çfarë ndodh në Kosovë, deklaratë të cilët duket se ia ka drejtuar liderit të serbëve në Bosnje, Milorad Dodik, i cili kërcënon çdo ditë se do t’i bashkohen Serbisë.

“Dënoj ashpër deklarata të tilla antikushtetuese të atyre që tërheqin kufij nëpër territore të pavarura dhe të njohura ndërkombëtarisht”, është shprehur Zivizidic.

Ai ka thënë se edhe çështja e kufijve ndërshtetëror ndërmjet Bosnjës, Kroacisë dhe Serbisë, duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë, për të treguar se këto shtete janë të gatshme për të ruajtur stabilitetin e rajonit./GazetaExpress/