Zvicra thotë se raporti Kosovë – Serbi është çelësi i Ballkanit

E publikuar: 28/06/2022 16:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Sekretaren e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Livia Leu.Në njoftimin e qeverisë thuhet se Kurti e shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës.
Sekretarja Leu e vlerësoi miqësinë vibrante mes dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e mërgatës së Kosovës në Zvicër, ajo tha se Kosova është shtet prioritar për Konfederatën Zvicerane.“Gjatë takimit u ritheksua gatishmëria e të dy qeverive për të konkretizuar edhe më tej bashkëpunimin në ekonomi dhe krijim të vendeve të reja të punës.

U theksua se veçanërisht shkëmbimet tregtare dhe investimet në ekonomi mund të rriten”.“U theksua zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit sa më të afërt për sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor. Sekretarja Leu tha se Ballkani është shumë i rëndësishëm për Zvicrën dhe se raporti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është çelësi për këtë rajon”, thuhet në njoftim.