Zv/kryeministri Hoxhaj: Qytetarët pritën mjaft, tani është koha për vizat

E publikuar: 24/03/2018 17:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar përmes Facebook-ut të tij se po qëndron në Gjermani ku është takuar edhe me ish-raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek dhe eurodeputetin Bernd Posselt.

“Po qëndroj në Munich të Gjermanisë, ku kam zhvilluar një diskutim në panel me miqtë e Kosovës, ish-raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek dhe eurodeputetin Bernd Posselt. Diskutuam për dhjetë vitet e shtetësisë së Kosovës, sfidat, të arriturat dhe përspektivën euro-atlantike të vendit tonë.

Theks të veçantë i dhamë liberalizimit të vizave për Kosovën, ku mbështetja e Gjermanisë dhe Austrisë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Qytetarët e Kosovës kanë pritur mjaft dhe është koha që Bashkimi Evropian t’ua mundësojë lëvizjen e lirë tashmë ”, ka shkruar Hoxhaj. /Indeksonline/